Bëhet fjalë për çiftin G. nga Zvicra lindore që për shkak të frikës dëshirojnë të mbeten anonimë. Gjatë konfliktit fizik shqiptari Kastriot rrahu me grushta dhe sende tjera të forta zviceranin. Nga plagët e marra ai u dërgua në spitalin e Rijekës ndërsa skenën makabra të përleshjes në ishullin Rab duheshin ta shikojnë fëmijët e tyre 4 dhe 6 vjeç.
Si erdhi deri te konflikti
“Mes tjerash porositëm spageta që për parmesanin paguam ekstra katër franga, ndërsa për keçapin ekstra dy franga. Për bukën dhe supën e ftohtë gjithashtu duheshte të paguajë ekstra,” thotë bashkëshortja (25) e zviceranit të lënduar, informon blick.ch. “Kur ne protestuam për çmimet absurde dhe servimin horror ai sulmoi burrin tim me shkop dhe bile më kapi për floke edhe mua.”
Ngjarja ka ndodhur në 1 gusht dhe fillimisht mendova se burri më vdiq para syve të mi dhe të fëmijëve. Shqiptari i mbiquajtur Kastro në anën tjetër mohon përleshjen me shkop dhe thotë se atë e mbante për shkak të përgatitjes së picave. Përkundër kësaj ai duhet të qëndrojë në paraburgim.
“Përleshja ka mbaruar dhe më vjen mirë që jetoj akoma. Lëndimet do rikuperohen, por më vjen keq që fëmijët e mi që panë atë skenë të tmerrshme që do i mundojë gjithë jetën,” tha në fund babai 28 vjeçar./Bota sot