Mashtroi 8 persona se do t’i dërgonte në Austri, arrestohet 43-vjeçari

Diaspora

Mashtroi 8 persona se do t’i dërgonte në Austri, arrestohet 43-vjeçari

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrimin e tetë personave për kontrata pune jashtë shtetit, kundrejt një pagese monetare, është ndaluar nga policia e Lezhës.

Bëhet e ditur se në pranga ka rënë shtetasi Kol Gjokaj, 43 vjeç, banues në Gjakovë. Sipas policisë, ky person dyshohet se në muajin maj të vitit të kaluar, në qytetin e Lezhës ka mashtruar tetë shtetas, duke ju premtuar kontrata pune në Austri.

Ai u kërkonte një pagesë prej 800 euro secilit. Si pasojë, Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë më 5 shkurt të këtij viti kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat