Degët e LDK në Suedi, Norvegji dhe për shtetet e Beneluksit homazhe tek varri i Rugovës dhe kompleksin memorial të Jasharajve

Diaspora

Degët e LDK në Suedi, Norvegji dhe për shtetet e Beneluksit homazhe tek varri i Rugovës dhe kompleksin memorial të Jasharajve

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 09:46
Foto nga aktiviteti

Me datë 21 gusht 2016, ne kryetarët e Degëve të LDK në Suedi, Norvegji dhe Beneluks  bëmë homazhe tek varri i Presidentit Historik i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova si dhe bëmë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz.

Në të dyja këto memoriale të rëndësishme, simbole të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, u përkulëm me nderim dhe emocione duke marrë me vehte obligim për të vazhduar veprimtarinë e drejtë për zhvillimin e Kosovës.

Ne kryetarët e Degëve: për Suedi Qibrije Hoxha, ai i Norvegjisë Daut Haxhaj si dhe kryetari për Beneluks Bahtir Kastrati, realizuam një takim me kryetarin e Degës së LDK në Klinë z.Fadil Gashi dhe disa anëtarë të kryesisë, në mesin e të cilëve është edhe deputetja Mirjeta Kalludra.

Në këtë takim kolegial dhe miqësor shkëmbyem mendime për çështjet aktuale në Kosovë si dhe për punën dhe veprimtarinë e LDK-së në përgjithësi.

Ne kryetarët e Degëve të Norvegjisë, Suedisë dhe ai për Beneluks shprehëm mendimet  se ne i qëndrojmë vijës institucionale ashtu siq kemi bërë që nga themelimi i LDK-së. Por njëkohësisht shprehëm edhe për nevojën për demokratizimin e mëtutjeshëm të LDK në pajtim me programin e Partive Popullore Europjane. Ndërsa propozimet po edhe vërejtjet e marra nga antarësia në shtetet ku ne veprojmë do i deponojmë në takimet të cilat presim ti realizojmë në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, mënyrë kjo e veprimit statutar dhe i drejtë për partitë demokratike.

Qibrije Hoxha, kryetare e Degës së LDK në Suedi

Daut Haxhaj, kryetar i Degës së LDK në Norvegji

Bahtir Kastrati, kryetar i Degës së LDK për Beneluks.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat