Ministri hollandez, Dijkhoff: Për azilkërkuesit shqiptarë nuk do ketë më paga mujore

Diaspora

Ministri hollandez, Dijkhoff: Për azilkërkuesit shqiptarë nuk do ketë më paga mujore

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shtator 2016 Në ora: 13:22
Klaas Dijkhoff

Jo vetëm Gjermania i ka shpallur vendet e Ballkanit perëndimor “vend me origjinë të sigurt,” që ua pamundëson qytetarëve të tyre njohjen e azilit. Një veprim të tillë kanë ndjekur gjithë shtetet e BE-së, mes tyre edhe Hollanda. Kjo e fundit tani ka kërkuar që gjithë shqiptarëve të cilëve nuk u është njohur kërkesa e azilit të mos përfitojnë financimin prej 200 euro për të rritur dhe 40 euro për fëmijë në muaj, njofton Radio Nos.

“Shqipëria, Serbia dhe vendet e Ballkanit perëndimor janë vende me origjinë të sigurt. Ne duhet të bëjmë të qartë se kjo nuk ka kuptim për të kërkuar azil këtu,” tha ministri hollandez, Klaas Dijkhoff, përcjell botasot.info.

Ky është një vendim i rëndë për gjithë azilkërkuesit që në shumë raste duhet të presin deri në tetë muaj për të marrë përgjigje për njohje, edhe pse shanset për vendim pozitiv për vendet e Ballkanit perëndimor janë thuajse zero.   Gjithashtu mes kërkesave të ministrit gjakftohtë hollandez është që gjithë azilkërkuesve të refuzuar, tu ndalohet hyrja në BE për dy vitet e ardhshme.

 Në nëntë muajt e parë të këtij viti rreth 16,000 persona kanë kërkuar azil në Hollandë, që pjesa më e madhe vije si pasojë e bashkimit familjar. Për krahasim në 2015 kjo shifër ishte 57.000 persona./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat