Zviceranët votuan kundër pushimit vjetor prej gjashtë javëve dhe rritjes së pensioneve, pro shtimit të kompetencave të shërbimit informativ

Diaspora

Zviceranët votuan kundër pushimit vjetor prej gjashtë javëve dhe rritjes së pensioneve, pro shtimit të kompetencave të shërbimit informativ

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 shtator 2016 Në ora: 16:42
Zviceranët votuan kundër pushimit vjetor

Zviceranët i janë drejtuar sot, 25.09.2016, kutive të votimit për tre iniciativa të ndryshme, ku vetëm njëra ka kaluar me rezultat pozitiv. Iniciativa e parë për “Ekonominë e Gjelbër dhe shfrytëzimin efektiv të resurseve natyrore,” që parashikonte reduktimin e energjisë që sjell dëme natyrore dhe përpilimin e një plani ekologjik deri në 2050 që të mundësonte shfrytëzimin e denjë të resurseve natyrore në përputhje me Konferencën globale të ndryshimeve klimaterike që u mbajt në Paris gjatë dhjetorit 2015 u mbështet vetëm nga 37.67 përqind e zviceranëve. Vetëm kantoni i Gjenevës mbështeti këtë iniciativë.

Edhe iniciativa “AHVplus” që parashikonte rritjen prej dhjetë përqind të pensioneve dhe një pushim vjetor prej gjashtë javëve për çdo zviceran, nuk u mbështet nga shumica e zvicerane. Për këtë iniciativë votuan vetëm 38.34 përqind e votuesve. Interesante se Zvicra perëndimore dhe Jugore (kantonet frengjishtfolëse dhe kantoni italishtfolës i Tessinit) e mbështetën fuqishëm këtë iniciativë të majtë, ndërsa gjithë kantonet tjera gjermanishtfolëse ishin katërcipërisht kundër.

Image

E vetmja iniciativë që kaloi është ajo mbi shtimin e kompetencave dhe fushës së veprimit të Shërbimit Informativ Zviceran (NDG), kjo për shkak të shtimit të frikës nga terrori në Evropë dhe sulmeve të ndryshme. Për inicitiavën në fjalë votuan "pro" 63.98 përqind e zviceranëve dhe asnjë kanton nuk votoi kundër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat