Fondi Humanitar mbështet autostratës Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Leskoc – Nish

Diaspora

Fondi Humanitar mbështet autostratës Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Leskoc – Nish

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 18:54
ilustrim

Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me seli në Zollikon-Zvicër mbështet projekt-propozimin e Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi, për ndërtimin e autostratës Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Leskoc – Nish.

Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për problemet dhe vështirësitë e shumta që po kalojnë bashkëkombasit tanë në vendlindjet tona. Kjo situatë na dhemb, ndaj dhe puna jonë e përbashkët po synon që fillimsht të kthejë shpresën e humbur se gjërat kanë mundësi dhe duhet të përmirësohen për të gjithë ata  shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre shekullore në Serbi.

Kryesia e Fondit Humanitar gjen me vend dhe mbështet pa asnjë rezervë propozimin e bërë nga Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi, që projekti aktual për autostradën Durrës – Prishtinë – Nish të kalojë për nga komuna e Medvegjës dhe jo nga Merdara, siç parashikohet në projektin aktual. Ky ndryshim i projektit, përveç leverdisë ekonomike që mbart në vetvete, pasi ka kosto më të ulët, ka një dobishmëri shumë të madhe për trevat tona në territorin e Serbisë.

Ndërtimi i autostradës dhe kalimi i saj për nga Medvegja do të shërbejë si një ndërlidhje e rëndësishme mes komunave shqiptare dhe pjesën tjetër të Serbisë, si dhe me Kosovën dhe Shqipërinë; do të përmirësonte në mënyrë të ndjeshme infrastrukturën e dobët që ekzison në këto komuna shqiptare; dhe do të rriste mundësinë e punësimit të shqitarëve, gjë e cila automatikisht do të rriste ekonomitë e tyre të drobitura.

Kryesia e Fondit Humanitar bashkohet me inisiativën e Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe veçanërisht Kryeministrit Edi Rama që në takim që do të zhvillojë së shpejti me Kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe qeverinë serbe të prezantojë projektin e autostratës në itinerarin: Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Leskoc – Nish.

Fondi Humanitar angazhohet të bëjë të gjitha përpjekjet e tij, që të mundësohet realizimi i këtij projekti kaq të rëndësishëm për ne shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat