Shqiptari pa biletë, sulmon kontrolluesin gjerman të biletave

Diaspora

Shqiptari pa biletë, sulmon kontrolluesin gjerman të biletave

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 nëntor 2016 Në ora: 08:43
Foto

Një 17 vjeçar shqiptar të enjten mbrëma (17 nëntor) është kontrolluar gjatë udhëtimit me tren në drejtimin Dortmund-Aplerbeck, shkruan fokus.de. Më parë ai kishte udhëtuar në Eurobahnin 90349 nga stacioni kryesor i Dortmundit në drejtim të Soest.

Gjatë kontrollimit të biletave, 17 vjeçari nxori një “Fun ticket” të falsifikuar, gjë që erdhi deri te konfrontimi i tij fizik me kontrolluesin. Ky i fundit alarmoi policinë, që mundësoi arrestimin e minorenit shqiptar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat