Shoqata “Busavata” zgjodhi kryetarin dhe Kryesinë e saj

Diaspora

Shoqata “Busavata” zgjodhi kryetarin dhe Kryesinë e saj

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 00:17
Busavata, logo

Të dielën e kaluar, më 20 nëntor, Këshilli Iniciues i  shoqatës «Busavata» organizoi mbledhjen konstituive të shoqatës humanitare me të njëjtin emër të fshatit  nga e kanë prejardhjen me  më shumë  se  dy qind  familje  zvicerano-shqiptare që sot jetojnë dhe  punojnë  në territorin  helvetik. Edhe pse  shumica nga  ata  busavatas  sot   jetojnë  me  dy nënshtetësi, ata nuk ia kthyen kurrë  shpinën  gjenezës së tyre. Aktivitetet e  tyre në  ndihmë   nevojtarëve nuk u ndalën kurrë;  edhe pse  shpresat e tyre  pas  largimit të okupatorit  serbosllav  ishin se  shteti ynë i ri do  të ia dal të zhduk  mjerimin  në trojet  tona, por ato për fat të keq mbetën  vetëm shpresa të së kaluara.  Edhe pse po i afrohemi  fundit të decenies së dytë në liri; për çdo ditë, nevojat e popullit tanë për  ndihmë  jo që nuk po zvogëlohen por ato po bëhen gjithë një edhe më të shpeshta. Busavatasin  human  e lëndon kjo situatë  sikur  edhe vëllezërit tjerë  nga  trojet tjera shqiptare dhe më gjerë. Ndihmat e busavatsëve në variantin vet-anak  kalojnë  kufijtë e nacionales duke ndihmuar  edhe raste nga popujt tjerë. Për të  institucionalizuar këtë akt  human të lindur, busavatasit u organizuan dhe  formuan shoqatën humanitare.

Kanalizimi i ndihmave humanitare në  një  shoqatë humanitare i rrit  nderin   dhuruesit dhe  rrethit familjar. Ata sot kanë adresën institucionale.

Me këtë rast, u zgjodh kryetari, Blerim Maliqi, si dhe Kryesia e shoqatës

Anëtarët e kryesisë të SHH:”Busavata”

P.S.

Këshilli Iniciues bëri punë të palodhshme  për  realizimin e    shoqatës humanitare. Ky këshill i shpreh mirënjohje   z. Isa J. Maliqit  që ishte i angazhuar në maksimum për finalizimin e kësaj Shoqate.

Gjenevë, 21 nëntor 2016

Milazim Maliqi, sekretar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat