Shqiptarët në Emmendingen festojnë ditën e flamurit!!!

Diaspora

Shqiptarët në Emmendingen festojnë ditën e flamurit!!!

Nga: Mustafë Shabani Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 17:48

Më 03.12.16 - Qyteti i Emmendingenit Gjermani me 33,79 km² si dhe me 27.383 banor (31.Dez.2015) është qendëra administrative e qarkut i shtrirë në 679,9km² me 162.082 banor (31.Dez.2015) është njëra ndër rrethet më të zhvilluara industrialisht,porë edhe me turizëm bujqësi etj. me vetëm 2.549.00 të papunë llogaritet si njëra ndër regjionet me papunësin më të vogël

Vetë qyteti i Emmendingenit ka statusin ekologjik, ku e gjithë rryma fitohet nga turbinat ujore nga vijat dhe kanalet të cilat gjarëprojnë në qytet.

Shqiptarët të cilët jetojnë në Emmendingen jan komuniteti më i ri ,porë edhe më i integruari në punë „Ata jan shembulli më i mirë per të gjithë të tjerët porë edhe për vetë gjermanët“ Ishin fjalët e z. Schlaterer kryetar komune, të cilit mendim ju bashkangjitën Z.Hanno Hurth (i paparti) kryeshef i rrethit ,Z. Peter Weiss parlamentar gjerman në takimin e organizuar nga :“Yjet e Kosovës“ me mtoton DANKE DEUTSCHLAND FALEMINDERIT GJERMANI

Shqiptarët këtu përpos që jan të integruar në punë ,ata gjithandej kryejnë punë me përgjegjësi të mëdha

Shumë të rinjë dhe të reja shqiptar duke kryer masterat e më tutëje jan mbështetëje e sigurtë e zhvillimit të ekonomisë,industrisë ,porë edhe të lamive tjera të regjionit ku ata jetojnë.

Image

Ata jan krenaria shqiptare ,porë edhe ura lidhëse e ardhëmërisë së komunitetit të cilit i takojnë porë edhe vendit prej nga ata vijnë me shtetin më të fuqishëm në kontinent .

Shqiptarët ketu jan të organizuar përmesë dy shoqatave asaj „Kosova“ e cila ekskluzivisht mirret me futboll dhe aktivitete sportive, një traditë e trashëguar qyshkur ky komunitet jetonë këtu.

Edhe vetë artikullshkruesi ishte dëshmitar aktiv i atyre ngjarjeve me peshë ku shqiptarët arritën rezultate kulminante.porë edhe kulturë dhe fairplay ,nga ku u nderuan nga organizatorët .

Në anën tjetër shoqata „Yjet e Kosovës-Sterne Kosovas“ e.V. është shoqatë e regjistruar me ligjet gjermane ,dhe duke qenë trashigimi e vlerave kulturore të cilat u prezentuan këtu përmesë artikullshkruesit në skenën e Teatrit si dhe në takime me zyrtarët vendor

Ajo kryen mision të shenjët duke mbërri epitetin e shoqatës më të integruar në të gjitha sferat .

Deri më tani ajo ka organizuar me qindëra evente me karakter jofitimprurës ,porë me karakter përafrimi ,bashkpunimi dhe ndërlidhje të kulturave shqiptaro-gjermane ,si :

1.-Me Pjesë Teatrore të cilat jan luajtur në të dy gjuhët, me vallëzime ,me dhejtera Ekspozita të organizuara nga krijuesit e bashkuar shqiptar porë edhe gjerman ,gjithëmonë në bashkpunim me zyrtarët vendor ,dhe padyshim ajo është shembull edhe shoqatat dhe klubet vendore .

2.-Me organizimin e manifestimeve kombëtare duke afruar dhe avancuar vlera të mirëfillta kombëtare,ku gjithëmonë i është kushtuar kujdes i veqant edhe pjesëmarrësëve në manifestime,duke u kthyer ata nëpër shtëpit e tyre pothuaj pa shpenzuar asgjë ,dhe duke fituar shumë nga ato evente,vitin e kaluar Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu dhe kengetar tjere

Image

3.-Afrimin e vlerave tona kombëtare siq ishte rasti i fundit me paradën paqësore të rrugës me pjesëmarrëje të shoqatës :“Shota“ nga Zvicëra të përforcuar nga krijuesi i vertete Enver Tasholli nenkryetar i shoqatës „Kosova“Emmendingen

4.-Informimin e organeve shtetërore gjermane deri në qeverit e vendit ku ajo vepron

5.-Organizmin e homazheve për viktimat e dhunës terroriste në një bashkpunim të ngushtë me policin vendore dhe mjetet e informimit, të cilat kan njoftuar për të gjitha evnentet e sajë

6.-Duke bashkpunuar ngushtë me të gjitha shoqatat shqiptare ,e sidomos me misionin katolik shqiptar në Stuttgart,porë edhe ato në Zvicër ,me të cilat ka organizuar mesha të shenjëta ,e fundit ishte ajo për të Shenjëtën Nëna Tereze

7.-Bashkpunim të ngushtë edhe me komunitetin kroat dhe konzullatën e tyre e sidomos me misionin e tyre katolik ,prifti i të cilit mision ka qenë në mision me të shenjëtën Nëna Tereze

8.-Bashkpunim të ngushtë me bashkiak dhe kryenashkiak si dhe me firma për të investuar në Kosovë

,ndonjëri nga ato ide ka mbetur të realizohet përmesë përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Berlin.

9.-Duke marrë pjesë në akcionet për pastrimin e qyteti ku ata jetojnë ,te organizuara nga pushtetarët vendor.

10.- Emancipimin e plotë dhe prezentimin e denjë të femrës sonë ,nëpër turnire futbolli ku ekipi i grave tona doli i dyti

Përfundimisht shoqatën „Yjet e Kosovës“ e identifikojnë me fytyrat emblematike të kombit si vëllezërit Gërvalla ,Enver Hadri etj.., si dhe si përfaqësi diplomatike ,si adresë ku drejtohenë hallegjit dhe nevojtarët për rregullimin e qështjeve personale dhe nevojave jetësore .

Që nga ekzistimi i sajë ajo bashkpunon me biznismenin Avni Shabanin,dhe dy vitet e fundit ka krijuar një bashkpunim të ngushtë me biznesmenet :Zenun Krasniqin dhe sidomos Ilir Balija i cili ka sponzoruar eventin e vitit të kaluar për ditën e flamurit

Ilir Balija është Taxi firma më e njohur në regjion ,dhe ai së bashku me shoqatën „Yjet e Kosovës“ ju ftojnë në sallën e qytetit Fritz-Boehle-Halle Rosenweg 3, 79312 Emmendingen me ambienete fenomenale me mbi 1.500 veta ,nga ora 18.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat