Finlandë: Kapen shqiptarë me drogë me vlerë deri në 2 milion euro

Diaspora

Finlandë: Kapen shqiptarë me drogë me vlerë deri në 2 milion euro

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:56
Foto qe djegur

Policia finlandeze ka arritur të sekuestrojë rreth tetë kilogram kokainë, 16 kg amphetaminë dhe mathamphetamine, si dhe para të gatshme nga bastisjet në vendin Vantaa Lansimoki (shih foto). Vlera e saj e përgjithshme në tregun e zi shkon deri në 2 milion euro, shkruan media e këtij vendi mtv.fi.

Bëhet fjalë për një bandë kryesisht shqiptare, ndërsa nga policia finlandeze është cilësuar si një ndër sukseset më të mëdha në luftën kundër narko-trafikantëve. Prokuroria ka dhënë masën e arrestit për pesë persona, ndërsa dy të tjerë janë dënuar në mungesë. Krahas shqiptarëve janë arrestuar edhe marokenë dhe irakenë./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat