Ministri Murati përfundoi vizitën e tij në Londër

Diaspora

Ministri Murati përfundoi vizitën e tij në Londër

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 12:04
Ministri i Diasporës, Valon Murati vizitoi edhe bashkatdhetarët tanë në Londër

Në kuadër të vizitave të tij me rastin e 28 Nëntorit, Ministri i Diasporës, Valon Murati vizitoi edhe bashkatdhetarët tanë në Londër ku, në kuadër të projektit të Ministrisë së Diasporës “Ditët e kulturës shqiptare në diasporë”, u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore si shfaqja e tre filmave të metrazhit të shkurtër: “117”, “Shok” dhe “Kanarinat e dinë”; shfaqja teatrale “Sikur kjo të ishte shfaqje”; koncerti i këngëtares ElinaDuni dhe ekspozita e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha, me titull “AlbanianBeauty”.

Këto aktivitete u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, të cilët u shprehën në mënyrë shumë pozitive për këtë projekt të ministrisë.

Ministri Murati, gjatë qëndrimit në Londër vizitoi edhe disa biznese të suksesshme të diasporës sonë si “QueensArms”, “FocusGroup” dhe “MyPlace”, me të cilët bisedoi për sfidat që kanë në aktivitetet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me atdheun.

Gjithashtu, Murati, në Londër vizitoi shkollat shqipe “Ardhmëria” dhe “Kosova”, dhe u takua me drejtuesit e tyre, mësueset si dhe e përcolli nga afër rrjedhën e një pjese të procesit mësimor. Në këto takime, ministri bisedoi edhe për sfidat e shumta të mësimit shqip në diasporë. U trajtuan çështjet në të cilat është duke u punuar së bashku edhe me shtetin shqiptar, sidomos në fushën e kurikulave të përbashkëta, standardeve të mësimdhënies dhe licencimit të mësuesve dhe nxënësve. Ai i njoftoi ata që shumë shpejt do t’u dërgojë edhe një sasi librash dhe mjetesh shkollore për t’i konsoliduar këto shkolla me mjetet pedagogjike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat