Diaspora lobon ne Parlamentin Europian dhe NATO

Diaspora

Diaspora lobon ne Parlamentin Europian dhe NATO

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:19
Ambasada e Kosovës në Bruksel, Belgjikë, ambasadori ne mes

Këto ditë u mirëprit nga Parlamenti Europian, NATO – selia qëndrore një delegacion prej 20 personaliteteve nga Diaspora shqiptare nga Suedia. Delegacioni e respektoi totalisht barazinë gjinore ku gjysma e pjesëmarrësve ishin femra. Të gjithë me shtetësi suedeze, por me prejardhje shqiptare, të lindur në trojet shqiptare ose në Suedi. Vizitat kishin karakter Lobues ku u shtjelluan qështje që ndërlidhen me një zhvillim të qëndrueshëm demokratik, ekonomik e social të trojeve tona shekullore në Kosovë, Shqipëri, pjesët shqiptare të Maqedosnisë, Malit të Zi, Luginën e Preshevës si dhe Çamërinë.

Në Parlamentin Europian u prit delegacioni nga europarlamentarë nga Suedia e Kroacia, ndërsa në NATO nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë. Delegacioni u mirëprit poashtu edhe në ambasadën e Kosovës nga ambasadori i Republikës së Kosovës si dhe u takua edhe me Diasporën shqiptare në Belgjikë, e cila këto ditë shënoi 60-vjetorin e aktiviteteve në kryeqendrën Europiane.

Image
NATO – Ambasadori i Shqipërise dhe delegacioni nga Suedia

Vlen të theksohet se nga 28 vende anëtare të Unionit Europian është hera e parë kur Diaspora jonë në mënyrë të organizuar ftohet nga vendimmarrësit në Bruksel.

Vizita u organizua nga Lobi Euro-Atlantik Shqiptar DEGA në Suedi dhe u udhëheq nga Avni Dervishi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat