Një shqiptar 33 vjeçar nga Kosova u vetëdorëzua në policinë e Austrisë, pasi akuzohet se vrau një 34 vjeçar polak pak ditë më parë.
Shqiptari ishte i shoqëruar me avokatin e tij Mirsad Musliu, i cili tha se klienti i tij “kishte vepruar në situatë vetëmbrojtje”.
Ngjarja ndodhi natën e së premtes së shkuar në një lokal, ku shqiptari e goditi disa herë me thikë shtetasin polak duke i shkaktuar vdekjen më vonë.
Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një 37 vjeçar, bashkëkombës i viktimës.
“Është e qartë se klienti im është nën sulm të dhunshëm nga ana e dy viktimave”, tha Musliu.
Ndaj kosovarit u lëshua një urdhër-arresti ndërkombëtar, por u vetëdorëzua në polici. Ngjarja ndodhi në Floridsdorf pranë një lokali. Shqiptari banonte në këtë zonë.