Vjenë: Përleshje masive mes shqiptarëve dhe turqve, pesë të plagosur

Diaspora

Vjenë: Përleshje masive mes shqiptarëve dhe turqve, pesë të plagosur

Nga: Fitim Dika Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 19:18
ilustrim

Gjatë orëve të hershme të ditës së dielë para një bari vjenez ka shpërthyer një përleshje mes një grupi shqiptari dhe turk.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Marzstrasse në Vjenë. E përditshmja austriake oe24.at, fillimisht grupet të përbëra nga dhjeëra persona kanë filluar përleshjen në lokal brenda, ndërsa më pas në bulevard ku i kanë parë një numër i madh dëshmitarësh.

Ende nuk është bërë i ditur motivi, por te të dy grupet ka pasur persona të dehur. Kur arriti njësia e policisë, njëri nga ta u mundua të ikte. Derisa provoi të bjerë nga një kulm, ai theu një pjesë të këmbës dhe dorën. Ndërsa gjatë përleshjes mbeten të lënduar në fytyrë edhe katër persona tjerë, përcjell botasot.info. Gjithsej pesë veta mbetën të plagosur.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë për dhjetë persona të moshave 25-35 vjeç, që mund të dënohen me burg, për shkak të ecurisë penale “prishjen e rendit publik.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat