Mesazh i Kryetarit te BD-PSHDK-së per Austri

Diaspora

Mesazh i Kryetarit te BD-PSHDK-së per Austri

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 07:08
Vilson Pepaj

Kryetari i bashkesise se degeve ne Austri Z. Vilson Pepaj u ka shprehur urimet me te perzemerta te gjithe besimtareve katolike qe jetojne ne Kosove, Shqiperi dhe diaspore.
Te nderuar Zonja dhe Zoterinj,

Ne emer te Kryesise se bashkesise se degeve ne Austri dhe ne emer timin, ju shpreh urimet me te sinqerta te gjithe besimtarve katolike qe jetojne ne Kosove, Shqiperi dhe diaspore! Festa e Krishtlindjes eshte festa, kur Zoti dhe njerezit forcojne paqen dhe besimin mes popujve te mbare botes.

Sot kur Kosova po shkon drejt integrimit ne familjen e madhe europiane, eshte me se e domosdoshme, qe zeri dhe filozofia e Partise Shqiptare Demokristiane te degjohet ne Parlamentin e Republikes se Kosoves dhe qe elektoratit demokristian t‘i kthehet perfaqesimi parlamentar. Kjo mund te arrihet vetem duke u bashkuar dhe qendruar prane njeri -tjetrit dhe duke i thene jo percarjes. Uroj qe Krishtlindjet e ardhshme te gjejne nje demokristiane te bashkuar dhe te pergatitur per nje jete parlamentare!
Shpreh urimet e mija me te sinqerta, qe ne familjet tuaja te mbreteroje paqja , begatia, harmonia dhe falja!

Me Respekt
Kryetar i BD te PSHDK-se per Austri 
z Vilson Pepaj
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat