Lobit Euro-Atlantik Shqiptar reagon pas arrestimit të Haradinajt

Diaspora

Lobit Euro-Atlantik Shqiptar reagon pas arrestimit të Haradinajt

Më: 6 janar 2017 Në ora: 11:42
Ramush Haradinaj

Kryesia e Lobit Euro- Atlantik Shqiptar ka dënuar ashpër arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ata përmes një komunikate thonë se akti  i arrestimit  është i padrejtë , fyes dhe i papranueshëm prej autoriteteve francez.

Komunikata e plotë:

Të nderuar bashkëkombës,

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dënon ashpër arrestimin e kryetarit të AAK -së, Ramush Haradinaj dhe lëshon komunikatë për opinionin si me poshtë:

Të nderuar bashkëkombës, qytetarë, politikanë, biznesmen dhe organizata qeveritare dhe jo qeveritare, faktorë ndërkombëtar shprehim shqetësim të thellë për ndaljen e z. Ramush Haradinajt në Francë dhe u bëjmë thirrje të solidarizoheni përkraheni dhe dënoni  veprimet e mëtutjeshme  të Serbisë dhe  qarqeve   të dobëta nga politika ditore dhe  qyqare kosovare  se:

Akti  arrestimit  është i padrejtë, fyes dhe i papranueshëm prej autoriteteve franceze. Populli mik  francez  distancohuni nga barbaria serbe, mos  përfillni urdhër-arrestet tendencioze të pabazuara dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia padrejtësisht për qytetarët e Republikës se Kosovës .

-Kërkojmë që zotëri Haradinaj të lëvizë i lirë dhe i papenguar , drejt  SSBA-ve, ku edhe ishte   i ftuari i vetëm nga  Kosova të përfaqësoj  Kosovën në inaugurimin e zotit Trumpf si president i  ardhshëm i Amerikës.

-Kërkojmë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë që  te jetë ma  e zëshme në  këtë proces,  në ndërkombëtarizimin e Kosovës  dhe dënimin  e Serbisë   me veprimet e saj kriminale në dëmin e Kosovës!

Zoti Ramush Haradinaj është ish kryeministër i Republikës së Kosovës dhe qytetarë i Republikës së Kosovës, prandaj shprehim kundërshti të plotë me urdhër-arrestin serb, të cilësuar armiqësorë ndaj popullit shqiptar, jo të drejtë dhe të shpifur sepse ai ishte një luftëtar i denjë  e jo terrorist.

I bëhet me dije Shtetit fqinjë të Serbisë, të heqin dorë nga politikat hegjemoniste, shfarosëse,poshtëruese ndaj shqiptarëve .

Kërkojmë nga Shteti i Francës dhe shteteve mike të Kosovës, që mos të marrin parasysh urdhër-arreste të tilla, kur dihet se Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Prandaj, kërkesa për ekstradim të refuzohet dhe z. Haradinaj të lirohet menjëherë.

Kërkohet nga Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, që të ngrehin zërin në  këtë rast në instanca ndërkombëtare dhe të shpallet i pa vlefshëm  Interpoli serbe , lidhur më shqiptarët e Kosovës..

Kërkohet nga pjesëtarët e mërgatës, përkrahje të parezervë z. Haradinaj dhe gatishmëri për protesta paqësorë në Francë dhe para Ambasadave të Francës dhe Ambasadave Serbe kudo që gjenden ato.

Duke mbrojtur z.Haradinaj, ne e mbrojmë popullin,shtetin,dinjitetin dhe UCK-në .Përmes  këtij akti mbrojmë  vlerat e SHBA-ve,popullin mik  dhe  aleatin historik të popullit shqiptar.

Kryesia e përkohshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar-Qendrore

Kryesues Skenderbeg Klaiqi-Komisioni  informativ  i LEUASH-it me qendër në Gjermani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat