Austri: 200.000 euro dëme të shkaktuara nga vjedhjet e automatëve të cigareve, kapen dy grabitësit e pazakontë shqiptarë

Diaspora

Austri: 200.000 euro dëme të shkaktuara nga vjedhjet e automatëve të cigareve, kapen dy grabitësit e pazakontë shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 janar 2017 Në ora: 19:53
Ilustrim

Një seri prej 129 vjedhjeve në automatet e cigareve në Vjenë, Niederösterreich dhe Steiermark janë zbuluar nga policia vjeneze të mërkurën, shkruan kleinezeitung.at. Zbulimi i vjedhjeve është zbuluar verës 2016, ndërsa plaçkitësit u kapën në tetor. Dëmi i llogaritur prej tyre vlerësohet 200.000 euro

“Grabitje të ngjashme janë zbuluar edhe në Mödling, Guntramsdorf, Knittelfeld dhe Spielberg,” përcjell botasot.info. “Bëhet fjalë për dy të dyshuar (30,35) nga Kosova, që në Austri kishin ardhur në 2013 dhe 2015 respektivisht. Ata u kapën falë kamerave të vëzhgimit.”

Cigaret e grabitura janë shitur nëpër shitore ose persona privatë. Disa prej tyre janë paditur për bashkëpunim me dyshen shqiptare, që në këto momente ndodhen në paraburgim./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat