Ekspozitë në Bozen: Kur shqiptarët erdhën

Diaspora

Ekspozitë në Bozen: Kur shqiptarët erdhën

Nga: Fitim Dika Më: 14 janar 2017 Në ora: 10:01
ilustrim

Fotografi nga emigrimi masiv i shqiptarëve gjatë rrëzimit të sistemit komunist do publikohen nga shoqatat e Komunitetit Shqiptar organizuar paraprakisht nga Teuta prej Trienti dhe Arberia prej Bozen, shkruan salto.bz.

Baza e organizimit do jetë publikimi i fotografive nga foto-reporteri i njohur italian Guido Perini gjatë 1991. Shikimi i tyre ka për qëllim të sensibilizojë publikun e Tirolit Jugor sesa shqiptarë kanë ardhur gjatë 1991 në Bozen dhe sesa i suksesshëm ishte integrimi i tyre.

Ekspozita do hapet në 14 janar 2017 në ora 16 në Mehrzwecksaal, Oberau-Haslach të Nikolettiplatz. Aty do marrin pjesë dëshmitarë të atyre viteve të vështira dhe publiku do mund të dëgjojë historitë e tyre. Në sfond do mund të dëgjohet muzikë shqiptare dhe tirolase.

Ekspozita do mbetet e hapur deri në 21 janar.

HË-MË-PR 8.30-12.30, MA-ENJ 8.30-17.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat