Vjenë: Arrestohen tre shqiptarë, mjaft sportiv për ngjitje nëpër mure

Diaspora

Vjenë: Arrestohen tre shqiptarë, mjaft sportiv për ngjitje nëpër mure

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 janar 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

Javën e kaluar në Vjenë janë arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për sëpaku pesë grabitje në verlindje të qytetit, shkruan media austriake “Die Presse”. Treshja është vëzhguar të premten kur ata kishin vjedhur stoli ari dhe para kesh deri në mijëra euro.

Dëshmitarët kishin alarmuar policinë prej në tetor 2016, për treshen të cilët qëndronin në Austri si turistë.

Si të dyshuar ata vëzhgoheshin përimtësisht kur të premten në flagrancë u kapën nga policia kriminale. Ata u arrestuan në Bergsteiggasse, ku gjatë arrestimit u plagos edhe një anëtar i forcave të policisë.

Bëhet fjalë për tre persona të moshave 22, 24 dhe 25 vjeç. “Ata ishin mjaft sportiv për t’u ngjitur nëpër mure,” u tha në komunikatën e policisë. Prokuroria ka nisur procedimin penal ndërsa paratë dhe stolitë e treshes shqiptare janë konfiskuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat