Media austriake: Grupi i radikalizuar shqiptar përgatiste sulm terrorist në Vjenë, arrestohen

Diaspora

Media austriake: Grupi i radikalizuar shqiptar përgatiste sulm terrorist në Vjenë, arrestohen

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 janar 2017 Në ora: 19:51
Ilustrim

Të premten mbrëma është evituar një sulm i përgjakshëm në Vjenë shkruan gazeta bulevardeske “Krone”. Anëtarët e policisë speciale “Cobra” kanë arrestuar një të dyshuar për terrorizëm, që sipas informacioneve të shërbimeve të huaja sekrete, kishte përgatitur një sulm me bombë në kryeqytetin austriak. I dyshuari është një shqiptar i radikalizuar që është kapur mbrëmjen e hershme të së premtes në qarkun Favoriten, përcjell botasot.info.

Hetimet kishin supozuar se “një grup shqiptarësh të radikalizuar” përgatisnin një plan për sulm në Vjenë në intervalin mes 15 deri në 30 janar. Në fakt ai kishte udhëtuar në Vjenë të premten, ndërsa mjetin shpërthyes e kishte konstruktuar në Gjermani.

Njësitë speciale austriake “Cobra” e lokalizuan shqiptarin simpatizant të ISIS, në orën 18.03 në rrugën Quellenstraße.

Policia kërkon vëmendje nga qytetarët

Policia vjeneze ka kërkuar nga qytetarët të jenë të vëmendshëm, veçanërisht në vende publike. “Policët civilë dhe me uniformë kanë shtuar prezencën nëpër rrugë, ndërsa sendet e sekuestruara të të dyshuarit janë dërguar për inspektim,” tha zëdhënësi i policisë Thomas Keiblinger./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat