Sulm terrorist në Vjenë, ja ku do të godiste 18-vjeçari shqiptar

Diaspora

Sulm terrorist në Vjenë, ja ku do të godiste 18-vjeçari shqiptar

Më: 21 janar 2017 Në ora: 17:09
Policia austriake, foto iluestruese

Një shqiptar u arrestua dje në Vjenë si i dyshuar që po planifikonte sulm terrorist në kryeqytetin e Austrisë.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur emrin e 18-vjeçarit shqiptar për shkak të hetimeve. Megjithatë, mediat vendase kanë raportuar se i riu nga Shqipëria po planifikonte vendosjen e një bombe në metronë e Vjenës.

Informacionet për veprimet dyshuese të 18-vjeçarit u dhanë nga Agjencitë e huaja Inteligjente. Ai kishte shkuar në Vjenë nga Gjermania.

Shqiptari kishte kontakte me një grup radikal në Vjenë dhe do të vendoste një bombë artizanale në metronë e  kryeqytetit austriak. Bomba artizanale mendohet se ishte përgatitur në Gjermani, ku kishte qëndruar edhe 18-vjeçari.

Në banesën e këtij të fundit policia vjeneze ka kryer kontrolle dhe ka sekuestruar disa celularë dhe dokumente. Hetimet janë duke vazhduar dhe pritet të zbulohen lidhjet e shqiptarit me të tjerë ekstremistë radikalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat