Mbahet akademi përkujtimore "Flaka e Janarit" në Suedi

Diaspora

Mbahet akademi përkujtimore "Flaka e Janarit" në Suedi

Nga: Astrit Gashi Më: 22 janar 2017 Në ora: 12:37
Ferid Çollaku

Në Halmstad të Suedisë u mbajte akademia përkujtimore "Flaka e Janarit" organizuar nga LSHSH" Iliria" dhe aktivisti dhe mësuesi i para i shkollës shqipe Nuhi Mazreku. Edhe pse kanë kaluar 35 vjet, ajo ditë tragjike Undergrupenbah mbetet përgjithnjë e freskët dhe do të kujtohet gjithmonë nga shokët e dhe idealistet që ishin te lidhur ne fomra te ndryshme organizative me këta lajmëtare të lirise.


Fjalën e rastit ne ketë akademi e mbajti Ferid Çollaku, shokë dhe pjesëtarë i organizatës së udhëhequr nga Kadri Zeka. "Kadri Zeka një publicist i njohur fillimisht në Radio Prishtinës në emisionin për bashkatdhetarët, ai kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet profesionale dhe atdhetare që i bëjnë të shquar, si personalitet të letrave, të publicistikes politike dhe të kulturës shqiptare. Ai ishte motori i bashkimit te gjitha organizatave shqiptare te kohës ne një front te përbashkët. Ky mision i tij u godite ne nje nate te ftohte me17 janarit 1982 ku u vranë në pritë nga policia sekrete jugosllave se bashku me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gervalla" Çollaku


Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil, Qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve që vijnë nga Kosova. Koha dhe atentati ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite. Gjatë kësaj kohe shtetasit jugosllavë në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë jugosllave. Reagimet kriminele dhe terroriste të Beogradit në këto raste kanë qenë gjithnjë të ngjajshme.


Ne ketë akademi përkujtimore u lexuan pjese nga krijimtaria letrare e Jusuf Gervallës, poezitë tij dhe sia kënge te ku dëgjohej zëri i ideatorit dhe trurit te mendimit politik per çlirim kombëtar Jusuf Gevalla. Takimi i mbajte ne ish objektin e Qendrës Kulturore të Republikës se Kosovës në Suedi ku përshëndeti me nje fjale rasti edhe ish drejtuesi Xhevat Isufi. Grupi i rapsodëve nga Halmstadi këndoj kënge kushtuar vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekes. Ndërsa pas përfundimit te akademisë rapsodët kënduan per shume bashkatdhetarë qe kishin ardhur nga viste ne ndryshme të Suedise.


Në fund të akademisë përkujtimore këshilli organizativ kërkoj nga autoritetet franceze që urgjentisht të lirojnë gjeneral Ramush Haradinaj "UÇK-ja ishte e pastër si kristali, gjeneral Haradinaj është i pastër këtë pastërti ai e dëshmoi dy here ne gjykatën ndërkombëtare në Hage. Nëse ju e doni drejtësinë atëherë duhet te gjykohen kriminelet serb dhe jo luftëtaret e lirisë"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat