Mbi 1000 afishe ngjiten në rrugët e Austrisë për të ndihmuar financiarisht familjen shqiptare, ja si mund të ndihmoni edhe ju

Diaspora

Mbi 1000 afishe ngjiten në rrugët e Austrisë për të ndihmuar financiarisht familjen shqiptare, ja si mund të ndihmoni edhe ju

Nga: Fitim Dika Më: 28 janar 2017 Në ora: 14:47
Rudina

Rudina prej sot qëndron në mbi 1000 afishe të ngjitura në gjithë Austrinë, për të sensibilizuar austriakët që të ndihmojnë familjen e saj të varfër, shkruan salzburger.com. Shqiptarja vjen nga njëri ndër vendet më të varfëra të Europës.

Ajo e ka zërin e pandryshuar kur flet për hallet e shumta që e rrethojnë. “Në moshën 18 vjeçare e kam njohur burrin tim në një ceremoni martesore dhe rash në dashuri.” Ose:”Kur ai më dhunonte përpara fëmijëve të mi me rrip, atëherë e kuptova se duheshte të divorcohem.”

Nga sot, e shtunë, Rudina (27) dhe fëmijët e saj Vanesa (5) dhe Ibrahim (3) janë ngjitur në mbi 1000 afishe në gjithë Austrinë për të sensibilizuar austriakët që tu ndihmojnë.  Ata vijnë nga Shqipëria, njëri ndër vendet më të varfëra që në intervalin kohor 1989 deri në 2001 e kanë lëshuar 710.000 persona. Në 2015 kjo shifër arrinte në 60.000 persona. Arsyet për këto janë të qarta: papunësia e lartë,  kushte të vështira ekonomike dhe mungesa e strukturave shtetërore. Historia e Rudinës shkon edhe më tej. Me burrin e saj Ardian, diku në pyll ndërtuan një barakë por pa ujë të pijshëm, pa tualet dhe me shumë minj.

Image

Qyteti i saj është Puka, fshati në veri të Shqipërisë ku papunësia është 80 deri në 85 përqind. “Burri im ishte shumë i mirë derisa humbi vendin e punës. Më pas erdhi droga, alkooli dhe dhuna,” tregon Rudina, përcjell botasot.info.

Së fundi burri i saj ra në burg dhe gjatë vizitës në dhjetor Ardiani kishte kërkuar falje për dhunën. “Por unë nuk mund ta pranoja faljen,” thotë ajo që fitonte 14 euro në muaj nga ndihmat sociale në shtetin që është vetëm një orë e gjysmë larg me aeroplan nga Austria.

Në botë sot jetojnë 2.6 miliardë fëmijë, prej të cilëve 569 milionë në varfëri ekstreme ose thënë ndryshe me më pak se 1,25 dollarë në ditë.

Fondacioni austriak Caritas merren me financimin e familjeve të tillla për të zbutur sado pak dhimbjen e disa nga familjet e shumta të varfëra. Një fat të tillë tani e ka familja shqiptare dhe fëmijët e Ardianit dhe Rudinës. Me afishet e ngjitura në gjithë Austrinë dhe ju që e lexoni këtë artikull mund ta ndihmoni atë duke dërguar para në konton e mëposhtme:

IBAN AT23 2011 1000 0123 4560,

Kinder in Not. Online: www.caritas.at/kinder

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat