Inaugurohet busti i Skënderbeut në Bruksel

Diaspora

Inaugurohet busti i Skënderbeut në Bruksel

Nga: Ferid Shehu Më: 31 janar 2017 Në ora: 12:27
Pamje gjatë ceremonisë së inagurimit të bustit të Skënderbeut në Bruksel

Dje më 30 janar 2017 u bë inagurimi. Morën pjesë: kryetari i Skarbegut dhe deputeti Bernard Clerfayt, ministrja e Cecile Jodogne  deputeti  Fabian Maingain, Drejtorët e Drejtorive të komunës Skarbeg: Fréderic Nimal, Bernard Guillaume, Michel De Herde, Etienne Noël.

Ambasadorja e Shqipërisë Suela Janina, ambasadori i Kosovës Bernard Nikaj dhe këshilltari i vetëm shqiptarë në komunën e Skarbegut Burim Hisen Demiri dhe shumë mërgimtarë shqiptarë.

Historiku i bustit të Skënderbeut në Bruksel daton nga viti 1968 kur mërgata shqiptare në botë në bashkëpunim me autoritetet belge e bënë vendosjen e bustit te Skënderbeut në janar 1968 në komunën Skaderbeg të Brukselit ku edhe ka pasur dhe ka më shumë shqiptarë në Belgjikë. Busti është i madhësisë dy me tra me një metër dhe i punuar me bronz me gurë të bardhë. Në mbishkrimin në tri gjuhë: frëngjisht, holandisht dhe shqip shkruan: Skënderbeut heroit kombëtar të shqiptarëve mbrojtësit të atdheut dhe civilizimit europian 17 janar 1968. Në inagurim morën pjesë personalitete të larta shtetërore belge: Théo Lefevre, ministër për kërkime shkencore, shumë senatore e deputet belg, ambasadori i Vatikanit, krytari i Skarbegut Gaston Ëilliot dhe prifti katolik i njohur belg dhe  miku i shqiptareve Emile Dujardin.

Busti ka kushtuar 729.681 franga belge që i kanë mbledhur mërgimtaret nga SHBA : 348 veta, nga Belgjika :147 veta, Gjermania 17, Italia 9, Franca 9, Spanja 1, Suedia 5, Anglia 4, Norvegjia 1, Turqia 1 dhe Austria 1.

Busti u bë në bronx të shkrirë andaj kushtoi shumë shtrenjtë. Vlerësimin artistik e dha Albert Perodin Drejtor i Galerisë së Arteve të Bukura në Bruksel, ky e gjeti edhe skulptorin dhe u bë me mbikëqyrjen e piktorit tonë Ibrahim Kodra.

Pas 48 viteve Busti i Skënderbeut  u dëmtua nga shiu e bora dhe u mor iniciativa me bërë restaurimin e bustit dhe me ia kthyer dinjitetin heroit tone Skenderbeut,siç pat thënê Bernard Clerfayt, kryetar i Skaderbegut. Restaurimi i bustit u bë me iniciativën e mërgatës shqiptare konkretisht nga Sulejman Gjana dhe  Burim Hisen Demiri. Mërgimtarët nga Belgjika paguan rreth 6500 euro në xhirollogarinë e Fondit  Roi Baudouin. Ndërsa, 11.500 euro i paguan komuna e Skaderbegut dhe Fondi Roi Baudouin.

Gazeta frankofone belge Schaerbeek botim njëmujor i komunës, që shpërndahet falas në mbi dhjetë mijë kopje në datën  25.04.2016. në faqen 12 shkruan me titull "Heroi Skënderbeu së shpejti do të kthehet." Është fjala se busti  ishte në atelien artistike të restaurimit Métafose në Bruksel, ku ishte duke u punuar skulptura e heroit tonë.  Është bërë renovim total, sepse busti nga shiu e bora ishte dëmtuar shumë. Mburoja dhe shpata janë bërë të reja.Piedestali baza e statujës në gurë të bardhë  u punua dhe restaurua në vendin e përmendores së Skënderbeut në Skarbeg.Me tej gazeta shkruan se ky restaurim u mundësua duke iu falenderuar donatorëve sidomos atyre nga komuniteti shqiptar në Belgjikë."

Në ftesën zyrtare që komuna Skarbeg e Brukselit si organizatore e këtij evenementi shkruan "Inaugurimi i Përmendores  së Skënderbeut, bëhet me 30 janar 2017, z. Bernard Clerfayt kryetar i komunës Schaerbeek të Brukselit, z.Fréderic Nimal Drejtori i Drejtoratit për Urbanizëm dhe Trashëgimi kulturore si edhe Fondi për Trashëgimi kulturore,  ju ftojnë me festuar së bashku restaurimin e  mrekullueshëm të përmendores së gjeneralit të shquar shqiptar dhe heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pas kryerjes zyrtare të inaugurimit, do t'a organizojmë një koktej ua ofrojmë nga nje gotë, këtu afër 200 metra te lokalet e klubit futbollit Kosova te Skarbegut. Kështu edhe në fakt ndodhi.

Me rastin e inagurimit ishin mbledhur mbi njê qind  veta,në rrugën squar Prévost-Délaunay në Schaerbeek,  kryesisht nga mërgata shqiptare. Me këtë rast nga një fjalë rasti mbajtën kryetari i Skarbegut Bernard Clerfayt i cili tha " se po e bëjmë inagurimin e bustit të heroit kombëtar të Shqiptarêve dhe luftëtarit për krijimin e shtetit shqiptar." Ai tha "se pa ndihmen materiale të mërgatës shqiptare nuk do te kryhej ky projekt." Ne fund Clerfayt tha " se përderisa Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, Skarbegu është kryeqytet i shqiptarëve në Belgjikë." Ky fjalim u prit me emocione nga të pranishmit, bile mërgimtari i vjetër zotëri Lita brohoriti:" se ne te duam miku ynë Clerfayt dhe do votojmë për ju.". Me pas foli Drejtori i Urbanizmit dhe Trashëgimisë kulturore Fréderic Nimal. pastaj folën nga pak edhe ambasadorja e Shqipërisë për BE në Bruksel Suela Janina e cila vuri edhe një buqetë me lule mbi bustin e Skënderbeut. Si edhe foli në fund ambasadori i Kosovës në Belgjikë Bernard Nikaj.

Kur mbaroi inagurimi zyrtar vërehej te mërgata një disponim i mirë, një gëzim dhe krenari sepse e kanë bustin e Skenderbeut ne vendin ku jetojnë. Bile i kënaqur me këtë aktivitet kulturor dhe politik ishte edhe shkrimtari i njohur shqiptar Daut Demaku,  i cili  kishte qëlluar në Belgjikë dhe ishte prezent sot në këtë  aktivitet, ai  na tha:" se shumë mire kaloi ky eveniment dhe është për çdo respekt ata që punojnë për miqësinë belgo-shqiptare."

Ne fund fare duke u larguar nga ky aktivitet, e takuam ministren për Tregti të Jashtme të Qeverise së Regjionit Brukselit, Cecile Jodogne,ajo ishte  duke ua uruar këtë inagurim dy mërgimtarëve: biznesmenit të njohur Afrim Krosa dhe prof..Vesel Strima. Ministrja Cecile Jodogne është mike e mirë e shqiptarëve dhe ajo në vitin 2011, kur u inicua ky restaurim, ishte ushtruese e detyrës së   kryetare e komunës të Skarbegut  dhe Drejtoreshë e urbanizmit, pra më meritorja pas kryetarit  Bernard Clerfayt, për renovimin e bustit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat