Austri: Fshehu gjurmët e personit që vrau serbin, pritet të dënohet me dy vjet heqje lirie

Diaspora

Austri: Fshehu gjurmët e personit që vrau serbin, pritet të dënohet me dy vjet heqje lirie

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 shkurt 2017 Në ora: 13:35
Policia austriake

Në Gjykatën e Linz të mërkurën doli përpara trupës gjykuese një shok i 29 vjeçarit shqiptar që therri për vdekje një serb (27) në qershor 2015, shkruan orf.at.

Shqiptari ishte prezent në një diskotekë në qytetin Linz, kur shpërtheu një zënkë verbale dhe më pas fizike mes tij dhe një grupi personash. Aty u plagos për vdekje 27 vjeçari serb, ndërsa shoku i tij mbijetoi falë operacionit emergjent. Shqiptari u akuzua me 17 vjet heqje lirie, megjithatë pritet të dënohet edhe një mik i tij.

“Miku i tij jo vetëm që ka qenë pjesëmarrës në përleshjen vdekjeprurëse, sëbashku me gjashtë persona tjerë, por në ndërkohë kishte tentuar të fshehë 29 vjeçarin për disa orë,” përcjell botasot.info.  

“Për shkak të këtyre akuzave ai rrezikon të dënohet me dy vjet burg.”

Procesi nuk është mbyllur dhe pritet të ketë seanca tjera./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat