Shqiptarët pasi sulmuan sigurimin në diskotekë, goditën me grusht policin gjerman

Diaspora

Shqiptarët pasi sulmuan sigurimin në diskotekë, goditën me grusht policin gjerman

Nga: Bota sot Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 20:04
ilustrim

Në një diskotekë në rrugën Löwenstrasse (Freiburger) në natën e së dielës ka ndodhur një përleshje e pazakontë. Rreth orës 2.35 dy të rinj nga Kosova u nxorën jashtë diskoteka pasi kishin ofenduar verbalisht sigurimin. Dy bashkëkombasit 24 vjeçarë pasi nuk kishin pranuar vendimin, krahas fjalorit fyes filluan edhe sulmin fizik, shkruan epochtimes.de.

Atëherë në vendngjarje vjen policia për të neutralizuar dy shqiptarët, por në këto momente njëri prej tyre godet me grusht në fytyrë policin, përcjell botasot.info. Atëherë policia përdor sprejin që neutralizoi menjëherë agresorin. Të dy u arrestuan dhe u dorëzuan përpara autoriteteve të drejtësisë ku krahas veprës penale “plagosje”, duhet të përgjigjen edhe për “rezistencë ndaj forcave të rendit.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat