Gëzuar Dita e Pavarësisë

Diaspora

Gëzuar Dita e Pavarësisë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:48
Ilustrim

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Degët e LDK në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe Dega përshtetet e Beneluksit, kryesisë qendrore të LDK dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës ju urojmë këtë ditë të madhe për popullin e Kosovës.

Angazhimi kolasal i Presidentit Historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova për jetësimin e vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi, hapi një epokë të re historike, epokë të re por krejt unike në Europë.

Filozofia demokratike e Presidentit Rugova, intelektualit të urtë, krijoi një kaptinë të veçantë jo vetëm të popullit shqiptar por të filozofisë në përgjithësi. Kjo filozofi e mençur dhe vizionare politike e shpëtoi popullin shqiptar nga gjenocidi i pregaditur dhe i promovuar gjatë gjithë historisë okupuese serbe.

Presidenti Rugova ishte dhe mbetet emblemë dhe kryearkitekt i pavarësisë së Kosovës. Politikani dhe diplomati i përmasave ndërkombëtare, krahasohet me liderë ndërkombëtar si Gandi, Luteri, Uashingtoni etj.

Presidentin Rugova e karakterizonte urtësia në komunikim të përditshëm por ai shquhej edhe në gjuhën diplomatike kur thoshte: ”Qetësia çmohet tepër edhe në diplomaci. Kurrë nuk duhet të flitet me një fjalor të rëndë, me një arsenal fjalësh që ka shtypi e gazetat. Êshtë edhe një parim tjetër, kurrë nuk duhet paraqitur as vajtues as eksploziv. Duhet shtruar gjërat ashtu siç janë. Pra nuk duhet imponuar, nuk duhet qenë emocional as ekskluziv as ti urresh popujt e tjerë”

Është meritë e veçantë e popullit të Kosovës i cili me besim, me disiplinë të paparë politike dhe sakrifica të mbinatyrshme i qëndroi pranë Presidentit Rugova për 16 vite. Ky besim i popullit të Kosovës ndaj Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova si në paqe poashtu edhe në luftën mbrojtëse-çlirimtare, rezultoi me realizimin e vullnetit të tyre, me realizimin e pavarësisë së Kosovës të cilën po e gëzojmë dhe festojmë sot.

Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Kryesia e Degës së LDK në Zvicër, Haki Latifi, kryetar

Kryesia e Degës së LDK në Suedi, Qibrije Hoxha, kryetare

Kryesia e Degës së LDK në Norvegji, Daut Haxhaj,kryetar

Kryesia e Degës së LDK për Beneluks, Bahtir Kastrati, kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat