Tiroli Jugor: Dënohen me gjashtë vjet burg shqiptarët, kishin kokainë me vlerë një milion euro

Diaspora

Tiroli Jugor: Dënohen me gjashtë vjet burg shqiptarët, kishin kokainë me vlerë një milion euro

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:51
ilustrim

Dy shtetasit shqiptarë M.S. (38 vjeç) dhe M.F. (35) janë dënuar secili me gjashtë vjet heqje lirie nga gjykatësi i Bozenit (Tiroli Jugor) Emilio Schönsberg, këtë të mërkurë, shkruan suedtirolnews.it. Ata u shpallën të fajshëm për trafikimin e kokainës, vepër e kryer në dhjetor 2016.

Dyshja kishte trafikuar drogën përmes mikut të tyre, A.F. (42), që gjatë arrestimit kishte pranë në veturë edhe vajzën tetëvjeçare. 42 vjeçari prej atëherë qëndron në arrest shtëpiak, përcjell botasot.info. Përmes tij u zbulua rrjeti shqiptar i kokainës, që deri tani u janë sekuestruar drogë me vlerë deri në një milion euro.

38 vjeçari dhe 35 vjeçari janë dërguar në burg./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat