Unoni i shoqatave shqiptare në Suedi, i cili trubon rreth vetës mbi 40 shoqata shqiptare që veprojnë në këtë shtet skandinav, mbajti manifestimin qëndror për shënimin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosoves. Manifestimi u mbat në qytetin e Malmës dhe bartëse e organizimit të tij ishte shoqata e këtushme lokale ”Dora e Artë”.
Manifestimi u hap me intonimin e Hymnit të Kosovës dhe atij të shtetit suedez si dhe me nderimin me një minutë heshtje për të gjithë ata që ranë në altarinë për lirinë dhe pavarësisnë e Kosovës. Pastaj u mbajt pjesa akademike dhe ajo kulturoroe e muzikore. Në pjesën akademike folën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare, mysafirët dhe veprimtarët e këtushëm, kurse një fjalë rasti mbajti edhe Ahmet Bella, selretar organizativ i Unonit.
Në pjesën kulturo-muzikore, me program të zgjedhur u prezantuan disa ansamble muzikore nga shoqatat anëtare në Union. Shkëlqyen amatorët e shoqatës ”Mbretresha Teutë” nga qyteti i Varbergut dhe ansambli i valleve të shoqatës ”Liria” nga Vekshjo. Vallëtarët e kësaj shoqateje, në festivalin e fundit jubilar të Folklorit Shqiptar në Diasporë, i cili gjithashtu tradicionalisht organizohet nga Unoni i shoqatave shqiptare në Suedi, për vlerat e treguara në kultivimin e folklorit shiqptar në ddasporë janë nderuar me vedin e parë, dhe si të tillë do te përfaqësojnë amatoret shqiptarë nga Suedia në Festivalin e komunës së Vtisë, Kosovë, i cili do të mbahet në fundin e muajit mars të këtij viti.
Vlora dhe Denisi nga shoqata nikoqire ”Dora e Artë” u prezantuan me një vallëzim modern. Ndërkaq programin kulturor e pasuruan edhe amatorët e rinjë të Shoqatës shqiptare ”Mërgimi”, të cilët për këtë festë kishin ardhur nga qyteti Kiel i Gjermanisë.
Kryesia e Unionit të shoqatave shqiptre në Suedi, në cilësi të organizatorit dhe shoqata ”Dora e Artë” në cilësinë e nikoqirit të këtij manifestimi, për veprimtarët më të dalluar si dhe mysafirët ndan¨¨e mirënjohje publlike. Në shenjë të bashkëpunimit të ndërsjellë, me mirënjohje publike disa veprimtarë dhe shoqata shqiptare në Suedi i nderoi edhe shoqata mysafire ”Mërgimi” nga Kieli i Gjermanisë.
Për nder te shënimit të 9-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Shtëpinë e Kulturës Motettens Folkets hus në Malmëmanifestimi vazhdoi me mbrëmjen shoqërore nën përkujdesjen e DJ Merita Dragusha.