Në Linz të Austrisë denjësisht po festohet pavarësia e Kosovës

Diaspora

Në Linz të Austrisë denjësisht po festohet pavarësia e Kosovës

Nga: Ismet Sinani Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 18:32
Manifestimi në Austri

Në Linz të Austrisë, për ndër të 17  Shkurtit - Ditës së Pavarësisë së Kosovës po organizohen festa të ndryshme festive. 

Kohë më parë, më 04.02.2017, kjo datë historike filloi të festohet nga SHKS "Ilirët", e pastaj më 18.02.2017 u kremtua nga SHKHS "Dadania". Kurse, me 05.03.2017. do të organizohet edhe një turnir në futboll të vogël.

Në Austrinë e Epërme, shoqatat shqiptare, që funksionojnë në kuadër të Unionit Shqiptar, në mënyrë shumë mirë të organizuar dhe të denjitëtshmë, festuan 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Programin dhe referatin e moderoi, përkatësisht e lexoi veprimtari i palodhur ,z.Afrim Dëdushaj.

Shoqata "Ilirët", duke arritur të tubojë shumë bashkëatdhetarë dhe nxënës të Shkollës Shqipe, kryetari z.Nazmi Rracaj i përshëndeti të pranishmit dhe ua uroj 17 Shurtin -Ditën ë Pavarësisë së Kosovës. Ai i premtoi shoqatës që e drejton se në të ardhmën do të jetë shumë kreativë në organizimin e aktiviteteve që ndërlidhen me jëtën e diasporës shqiptare që jeton këtu dhe se do të bashkëpunojë ngushtë me USHSHAE.

Pastaj, fjala iu dha mësuesit dhe kryetarit të USHSHAE, z.Ismet Sinani.

Pasi përshëndeti të pranishmit, ai, ndër të tjera, falënderoi shoqatat për aktivitetin dhe unitetin e brendshëm që e zhvillojnë dhe e kultivojnë në kuadër të Unionit. Unioni Shqiptar, shtoi ai, i ka nda prioritetet dhe kahjet nga do të zhvillohët e gjithë veprimtaria e tij. Parasegjithash do punohet në vetëdijësimin e prindërve dhe në rritjen e numrit të nxënësve shqiptarë në Shkollat e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, në integrimin e mirëfilltë të shqiptarëve në vendin ku jetojnë dhe në sport, ku pret që rinia shqiptare të angazhohet.

Në kuadër të programit festiv ishte paraparë të merrnin pjesë edhe nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Të udhëhequr nga profesori, z.Ismet Sinani, ata e begatuan programin me recitime e këngë që u pritën shumë mirë nga publiku.

Në këtë program festiv u recitua poezia "Lulja" nga z,Kasim Qafleshi, e cila publikut i dha ngjyra mjaft emocionuese, e përshkuar me intonacione aktoreske dhe e shoqëruar me muzikë.

Pastaj filloi programi muzikor më këngë e valle për të cilin ishte përkujdesur shoqata.

Image
Shoqata "Dardania" realizoi një program të pasur festiv me valle, recitime e këngë popullore

Në ndërkohë, me 18.02.2017. Shoqata "Dardania" realizoi një program të pasur festiv me valle, recitime e këngë popullore.

Programin e moderoi z.Sherif Ferizi. I njejti edhe e lexoi referatin kushtuar 17.02.2017 -Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Shoqata "Dardania",pasi kishte arritur të krijonte një ambient mjaft solemn dhe në prezencë të shumë bashkëatdhetarëve, të pranishmit i përshendeti dhe ua uroj 17 Shkurtin – Ditës  se Pavarësisë së Kosovës, z.Mehdi Prushi, Kryetar. Ai i trgoi rezultatet e shoqatës dhe lajmëroi për regjistrimin e klubit sportiv "Dardania".

Në vazhdim iu dha fjala z.Ismet Sinani, kryetar USHSHAE.

Aksentin kryesor të fjalës e përqëndroi  në arsimimin e fëmijëve shqiptare në gjuhën shqipe, sepse këtë e lejon dhe e mundëson shteti mik austriak. Të mos i harrojmë rilindasit tanë; N.Veqilhargjin, P.K.Negovanin, Sh. Gjecovin, P. Sotirin, të cilët gjakosën tokën e truallit shqiptar për të mbrojtur ABC-enë dhe fjalën e lirë të gjuhës shqipë. Dërgoni fëmijtë në shkolla, ishtë apeli i tij, që të mësojnë gjuhën shqipë, sepsë kemi përgjegjësi të mëdha para tyre.

Të pranishmit i përshëndeti dhe z.Fatime Blakaj, veprimtare e dalluar, sidomos në kujdesin, organizmin dhe shërimin e fëmijëve shqiptarë në Austrinë e Epërme.

Në manifestim mori pjesë edhe poeti z.Ragip Dragusha. Ai recitoi poezinë "Breshka", që perkonte shumë me kohën. Vjersha u prit shumë mirë dhe u duartrokit.

Pjesa më e bukur e programit festiv, pa dyshim, ishte paraqitja e valltareve-nxënësve, që më aq elegancë e mjeshtri të rrallë ekzekutuan shumë valle popullore, po edhe nga traditat dhe zakonet tona popullore. Ato, jo vetëm që i dhanë bukuri shfaqjes, po ishte edhe koloriti me shumëngjyrësh dhe më i bukur i gjithë programit festiv. Meritë për këtë përgatitje kanë z.Sylejman Shala dhe z.Sherif Ferizi.

Për programin muzikor u përkujdesën anëtarët e shoqatës që zgjati disa orë.

Për ndër të kësaj date, më 05.03.2017 nga Unioni Shqiptar në Austrinë e Epërme, do të organizohet një turnir në futboll të vogël. Interesim nga bashkëatdhetarët tanë ka, vetëm po e presim datën dhe ta shënojmë sa më denjitetshëm, sepse Kosova dhe shqiptarët e meritojnë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat