Turnir futbolli humanitar në Rakestad te Norvegjisë për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Diaspora

Turnir futbolli humanitar në Rakestad te Norvegjisë për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Nga: Muharrem Binaku Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:53
Klubi i futbollit Dardania If

Klubi i futbollit Dardania If  i cili vepron në kuadër të shoqatës shqiptare më të madhe në Suedi ”Shoqata shqiptare Dardania” në Borås të Suedisë me 19 shkurt mori pjesë në turnirin humanitar ”Pavarësia” në qytetin Rakestad të Norvegjisë në futsall.

Në këtë turnir morën pjesë 24 ekipe  nga Norvegjia dhe Suedia. Ekipi Dardania IF u dallua me lojëra cilësore dhe sjellje shembullore gjatë këtij turniri dhe zuri vendin e tretë në këtë turnir.

Dardan Ibishi  nga Dardania IF u shpallë lojtari më i mirë i këtij turniri. Përveç lojrave që bëri ekipi Dardania IF lojtarët e saj u takuan dhe u njohën edhe me lojtarë të tjerë të cilët luajnë në klube të ndryshme norvegjeze.

Stafi udhëheqes dhe lojtarët e klubit te futbollit Dardania IF u mirëpriten ngrohtësisht nga z.Haziz Aasen udhëheqes i klubit të njohur Fortuna nga Oslo e Norvegjisë dhe u zotuan se do ta vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin e filluar ndërmjet Klubit Dardania If nga Boråsi dhe klubit te futbollit Fortuna nga Oslo.

Klubi Ddardania If u themelua me datë 28 mars 2010. Për 4 vite garimi në liga suedeze Dardania IF i fioti 3 divizione(liga) ku u kualifikua dhe garoi në divizionin e IV-të në regjionin Västra Götaland.

Tani vazhdon garat në divizionin e VI-të të këtij regjioni. Në gjirin e këtij klubi luajnë shumë djem shqiptarë dhe të tjerë që u edukuan në klubin e famshëm IF Elbsborg dhe klube tjera sueze.

Shoqata shqiptare Dardania, Borås Borås, Suedi

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat