Ish- Kongresisti Joe DioGuardi, bëri një vizitë në varrezat St.John që prehet Carol Asselta - DioGuardi, gruaja e tij e parë

Diaspora

Ish- Kongresisti Joe DioGuardi, bëri një vizitë në varrezat St.John që prehet Carol Asselta - DioGuardi, gruaja e tij e parë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 shkurt 2017 Në ora: 14:08
Varri i Carol Asselta - DioGuardi

Ish kongresisti Republikan i Nju Jorkut,  Joseph J. DioGuardi, Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane,  me origjinë arbëreshe nga Katundi - Greci, Itali, pas një veprimtarie përkujtimore, kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu  të cilën Shoqata KOMBI dhe AACL e organizuan së bashku, bëri edhe një vizitë në varrezat qytetare St.John të qytetit Worcester në Massachusetts  aty ku prehen edhe disa anëtarë të fisit të njohur arbëresh Asselta.

 Aty gjendet edhe varri me pllaken e gurit me  emrin e Carol Asselta - DioGuardi - e cila ka qenë gruaja e Joe DioGuardit, me të cilën ata kanë dy fëmijë një djalë dhe një vajzë.

Joseph DioGuardi  bashkë me gruan e tanishme, Shirley Cloyes DioGuardi, duke vizituar varrezat në St.John - nderuan fisin Asselta dhe qëndruan në heshtje duke kujtuar me shumë respekt Carol Asselta - DioGuardi e cila vdiq në vitin 1997 pas një beteje 7-vjeçare me kancerin ovarian.

Gruaja e parë e DioGuardit, Carol Asselta DioGuardi, ka lindur në Worcester (Uster), Massachusetts,  nga te dy prindërit e saj emigrantë, të cilët emigruan në Amerikë, nga jugu i Italisë. 

Carol është nëna e artistes së njohur, këngëtares dhe tekst-shkruajtes - Kara Joseph DioGuardi.

E cila, ka lindur në Ossining, New York. Kara është me prejardhje shqiptare (Arbëreshe) dhe italiane. Ajo është e bija e Carol Asselta dhe ish kongresmenit republikan Joseph J. DioGuardi.

Sipas, kryetarit të shoqatës KOMBI, Artur Vrekaj, - Ish-kongresmani DioGuardi, Presidenti i LQSHA, Lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në SHBA,  ka thën : “Eshtë në traditën shqiptare të tregojmë respekt për pjesëtarët e familjes”.

Duke folur per lidhjen e tij me Carol DioGuardi, Xhozef DioGuardi, tregon edhe ruajtjen e linjës së gjakut të trashëguar Arbëresh në familjet e DioGuardëve dhe Asseltëve, ka pohuar DioGuardi, nga ata qe thirren “Gjaku yne i shprishur - Il Sangue sparso”.

Ndërkohë, këtë vizitë tek varri i nënës së Kara DioGuardit, Xhozef  DioGuardi, e ka quajtur si shprehje e dashurisë për bijën tij, e cila promovon vlera shqiptare, sa herë kur tregon për rrënjët e saj arbëreshe, shqiptare si nga nëna dhe nga babai”, është shprehur DioGuardi.

Më pas ai ka shtuar se ’Kjo, është edhe një mundësi më shumë që shqiptarët e lindur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe që jetojnë në Massachusetts, të mësojnë se Worcester, ka qenë shtëpi e dashur edhe për Arbëreshët e Italisë, ashtu siç është edhe shqiptarëve të parë që erdhën në Amerikë".

Xhozef DiouGuardi, gjithashtu ka shpjeguar atë se Fisi Asselta, ka ardhur në vitet e para të 1900-ës dhe shihet qartë se këtu ka qenë një nga komunitetet arbëreshe më me zë edhe në biznes. 

“Stërgjyshi i Carol, gruas së parë time, Joseph A. Asselta (1875-1965), ka qënë i suksesshëm në prodhimin e këpucëve me fabrikën e tij” tregon DioGuardi.

Vrekaj duke përshkruar viziten e çiftit DioGuardi, komunitetit shqiptar në Worcester- Uster, thotë se “Kjo vizitë përkujtimore e bëri edhe me domethënës takimin e Joseph DioGuardit me shqiptarët e Worcester, Massachusetts, si një shprehje e mbështetjes dhe nderimit për veprën e tij në shërbim të çështjes kombëtare dhe ruajtjes së Identitetit të shqiptarëve”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat