Lobi Euro-Atlantik Shqiptar shënoi një vjetorin e themelimit

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar shënoi një vjetorin e themelimit

Nga: Asllan Dibrani Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 11:10
Foto nga manifestimi

Lobi Euro-atlantik Shqiptar, nuk ka shumë kohë që vuri gurthemelin e vet në Lorach të Gjermanisë,po dita ditës është duke marr hov dhe frymë me ambicie të reja drejt zgjuarëjes së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit në mbarëvajtjen e gjithmbarshme kombëtare. Pas një serë aktivitetesh dhe lobimesh të LEASH-it nëpër Evropë ai promovoi themelimin në shumë shtet të Evropës. Data e 20 shkurtit 2017,  Lobin  e gjeti të përgatitur me ç’rast u shënua në forma dinjitoze në shumë shtet, njëvjetori i themelimit të tij.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, si një organ më i lartë dhe si kulm organizativ, bashkoi shoqatat, klubet, federatat, bashkësitë, intelektualët, individët të profesioneve të ndryshme, partitë politike, bashkësitë fetare etj. Lobi shqiptar bëri bashkimin shpirtërorë të shqiptuarve, kudo që janë.

Lobi vepron  si një organ lobues në fushat:1. Kulturore,2. Ekonomike,3. Humanitare,4. Politike etj.

Lobimi  në fushën e Kulturës:

- Lobi Euro –Atlantik Shqiptar, ka në fokus, ruajtjen dhe avancimin e gjuhës, kulturës, traditës për mërgimtarët shqiptar, kudo që janë, duke i motivuar në vetorganizim.

- Lobi vepron me qëllim që mërgata ti rezistoj  asimilimit, i cili deshëm ne, apo nuk deshëm po i troket në derë mërgatës sonë?

 Lobi  vepron edhe në intensifikimin e integrimit të  mërgatës aty ku jeton, duke ruajtur dhe kultivuar gjuhen, kulturën dhe traditat kombëtare krah  kulturave te popujve tjerë.

- Lobi favorizon njerëzit e kulturës, artit e të shkencës, nga mërgata dhe nga atdheu.

Lobi Shqiptar vepron dhe lobon në fushën Ekonomike:

- Lobi Shqiptar  koordinon dhe vepron si urë lidhëse në mes të ndërmarrjeve të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar që veprojnë në mërgate, duke bashkëpunuar me unionet e bizneseve, në mënyrë që bizneset e tyre të jenë më të suksesshme aty ku veprojnë.

- Gjate kësaj kohe motivoi shume ndërmarrje që investimet e tyre ti dërgojnë në Atdhe.

- Lobi i ynë po lobon dhe motivon investitorët e huaj që investimet e tyre të përqendrohen drejt  vendeve tona, me qëllimin e ngritjes së standardit jetësorë dhe ekonomik.

Pamje grupit iniciues ë themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me 20.02.2016 në Lörach 

Lobimi në fushën sociale dhe humanitare:

- Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, angazhohet dhe lobon nëpërmjet komisioneve që janë të themeluara ose në themelim e sipër, të shoqatat humanitare, si ato që janë të formuara nga mërgata, po ashtu ato vendore, që ndihmat humanitare të drejtohen në Atdhe, me qëllimin e zbutjes së varfërisë së skajshme, që mbretëron ende në Atdhe.

Lobi  i angazhuar në lobimin e sferës politike:

- Duke e shfrytëzuar potencialin e mërgatës shqiptare Lobi, sot po ndikon edhe në  fushën e politikës, me aktivitete lobimi tek Qeveritë e vendeve,për interesat e vetë komunitetit shqiptar dhe lobon për të mirën e Atdheut ,por me theks te veçantë  për Kosovën. - Angazhohet dhe lobon, që pjesëtarët e mërgatës të jenë edhe vendimmarrës në interesat  politike për trojet shqiptare ,qe akoma,disa pjesë të saj  janë nën pushtetin  e vendeve fqinje, si të Serbisë ,Greqisë ,Malit të Zi dhe nën Maqedoni.

Lobit Euro- Atlantik  Shqiptar, dhe pjesëmarrja e  komunitetit shqiptarë dhe  përfaqësuesit e tyre si  intelektual, krijues, artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave kombëtare,deri me tash  themeluan Lobin Euroatlantik Shqiptar në Gjermani, Norvegji,Zvicër,Austri ,Suedi,Belgjikë,Francë etj. Lobi është duke i bërë përgatitjet e fundit të zgjerohet edhe tek shqiptarët  e Turqisë me komunitetin ma të madh  në botë ,në Itali,slloveni ,Kroaci Holandë,Australi,Danimarkë ,Kanada, Greqi etj , nga e cila, në shenjë të njëvjetorit  u zotuan shumë nga ta qe ti themelojnë sa më parë degët e Lobit aty ku akoma nuk janë themeluar.

- Lobi angazhohet që pjesëtarët e komunitetit shqiptar t’i kenë dy nënshtetësi.

Kryesia e Lobit Euroatlantik e udhëhequr nga Skenderbeg Klaiqi,Avni Dervishaj,Ganimete Bajraktari, Fitore Sopi,Asllan Dibrani,Ali Sylejmai ,Gani Osmani Muhamet Çeta  etj,  bëjnë thirrje  dhe ftojnë aktivistët nga këto shtete, që e kanë marr për sipër, në angazhimin dhe  themelimin e  degëve, të punojnë, në mënyrë që të jemi sa më efikas dhe sa më shpejt ta finalizojmë pjesën e parë të Lobi Euro-Atlantik Shqiptar. Ta mbajani Kuvend zgjedhorë, apo Kongresin mbarëkombëtarë, që do të jenë të përfshirë të gjithë shqiptarët, po dallim regjioni, religjioni, gjinie dhe bindje politike!

Ftojmë të gjithë shqiptarët e mbarë Globit, ti përgjigjen këtij kushtrimi të dhënë më 20 shkurt 2016 dhe ti bashkohen Lobit , sepse ky kulm organizativ i vetorganizuar nga mërgata, garanton ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe garanton lidhjen e gjeneratave të ardhshme, me Atdheun.

Vetëm të bashkuar mundë të ja dalim! "EJA EDHE TI, MERRI EDHE TË TJERËT !Me ju Lobi Shqiptar do të jetë edhe me i fuqishëm...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat