Kapet dhe dënohet me burg shqiptari që sulmoi disa persona në diskotekën austriake

Diaspora

Kapet dhe dënohet me burg shqiptari që sulmoi disa persona në diskotekën austriake

Nga: Fitim Dika Më: 7 mars 2017 Në ora: 12:53
Pamje nga video

Skena të dhunshme janë regjistruar në hyrje të diskotekës Nachtigall në Klausen gjatë 29 janarit, kur një shqiptar pa arsye ka goditur në fytyrë dy persona.

“Viktima e parë që del nga dera goditet me një grusht nga shqiptari që rrëzohen në tokë, ndërsa më pas godet një person tjetër me gjasë sigurimi i diskotekës.

Por kjo nuk mbaron këtu, pasi brenda në diskotekë ka pasur përleshje mes sëpaku gjashtë personave të cilësuar të huaj, ndërsa media austriake i paraqet si “bandë shqiptare”. Skenat e dhunshme mund ti shikoni në videon e "UT24".


Policia ka arritur ta arrestojë sulmuesin Artan Sokola (35 vjeç), i cili është dënuar disa herë nga Gjykata për plagosje dhe dhunë në vendet publike. Gjykatësi ka ardhur në përfundim, që për shkak të “temperamentit dhunues” 35 vjeçari të dënohet me gjashtë muaj burg./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat