Urimi i ministrit të Diasporës, Valon Murati, për Ditën e Mësuesit

Diaspora

Urimi i ministrit të Diasporës, Valon Murati, për Ditën e Mësuesit

Më: 7 mars 2017 Në ora: 13:36
Valon Murati

Të dashur mësimdhënës të diasporës,

Sot me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, me gjithë zemër ju falënderoj për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm për të mbajtur gjallë mësimin e gjuhës shqipe te fëmijët tanë në diasporë.

Puna dhe përkushtimi juaj i pashoq është kontribut i jashtëzakonshëm për të ardhmen e fëmijëve dhe atdheut tonë të përbashkët.

Ne ju jemi shumë mirënjohës për atdhedashurinë tuaj, të cilën e dëshmoni duke u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe, përmes së cilës ata rriten duke e ruajtur identitetin kombëtar. 

Duke ju uruar 7 Marsin, ditën tuaj, dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin tuaj me institucionet e Republikës së Kosovës, duke ju siguruar përkushtimin tonë që të jemi edhe më pranë rrugëtimit tuaj fisnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat