Komuniteti shqiptar në Kanada reagon për situatën në Maqedoni

Diaspora

Komuniteti shqiptar në Kanada reagon për situatën në Maqedoni

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 18 mars 2017 Në ora: 07:11
Komuniteti shqiptar në Kanada

Toronto (Kanada), 17 mars 2017 – Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze me seli në Toronto dhe komuniteti shqiptar që përfaqësohet në Provincën e Ontarios janë shprehur të shqetësuar me krizën në Maqedoni.

Ky komunitet i ka dhënë përkrahje Deklaratës së Përbashkët të partive shqiptare dhe unifikimit të  faktorit shqiptar në Maqedoni dhe kanë kërkuar vendosmëri që interesat e kombit të vihen mbi ato partiake.

Anëtarët e shoqatës u kanë bërë thiorrje liderëve politikë shqiptarë që të mos bien “pre e çarqeve shoviniste maqedonase, të cilat mundohen ta paraqesin si një konflikt ndëretnik të shkaktuar nga shqiptarët këtë krizë të thellë politike në Maqedoni”.

“Dënojmë ashpër deklaratën e presidentit të shtetit Ivanov dhe të çarqeve nacionaliste maqedonase të cilave u shërben ai, se Platforma Shqiptare është imponuar nga jashtë. Duam të rikujtojmë se Shqipëria dhe Kosova janë shtetet e vetme në rajon që e kanë pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, pa e kontestuar integritetin e saj territorial, gjuhën apo kombin maqedonas, për dallim nga shtetet tjera në fqinjësinë e trazuar të Ballkanit”, thuhet në reagimin e këtij komuniteti.

Komuniteti shqiptar në provincën kanadeze Ontario thekson se shqiptarët e Maqedonisë “janë çelësi dhe garantuesi kryesor i ekzistimit të Maqedonisë” kurse kundërshtarët e koalicionit të LSDM-së me partitë shqiptare i akuzon për inskenime të incidenteve të ndryshme  për të mbetur në pushtet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat