Takimi i kësaj dite u shënua edhe me një aktivitet të "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar" Prezent ishte z.Skenderbeg Klaiqit, kryetar, themelues dhe ideator i "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar" e që koordinon mbarëvajtjen e punës së kësaj organizate mbarëkombëtare. Në Sindelfingen të Republikës së Baden Württembergut në Gjermanisë u themelua Këshilli nismëtarë i nëndegës së LEUASH për këtë Republikë. Tubimin e hapi z.Asllan Dibrani me nderimin e flamurit kombëtar dhe interpretimit të himnit, si dhe mbajtjen e një minute heshtje për të rënët për lirinë e Atdheut. Filloj ky eveniment duke i dhënë mundësinë z. Skenderbeg Klaiqit të pranishmit ti përshëndes përzemërsisht,dhe nëpërmjet videoprojktorit, njoftoj të pranishmit për të arriturat e Lobit deri me tash .Ai prezantoj projektin, synimet , vlerat dhe planet e Lobit për interesin kombëtar.
-Në takim ishin përfaqësuesit e shoqatave, klubeve, dhe organizmave tjerë dhe individë të profileve të ndryshme me influencë në popull.
Këtij takimi i arritën mesazhe mirënjohje dhe solidarizimi si mbështetje për themelimin e tij në BW. Pa ashtu mesazhe dërguan edhe komuniteti shqiptar nga Turqia te përfaqësuar nga Kadri Kosovari dhe gazetari Sokol Brahaj .Nga Sllovenia nga z.Heset Ahmeti që është personazhi i Diasporës Shqiptare në Slloveni dhe drejton Shoqatën Kulturore Shqiptare “Iliria”, në Koper, Muharrem Salihu biznismen i mandatar , që ta themeloj Lobin Euro-atlantik në Itali, Mustafë Sylejmanii mandatuar për Finlandë. Po ashtu edh Sheqer Sejdiu do të jetë përfaqësuese i Lobit për Australi. Ata kanë shpreh gatishmëri që të formohet Lobi edhe atje sa më parë. Një mesazh përkrahës arriti edhe nga z.Qazim Dodaj përfaqësues medial i TV- AAV nga Njujorku.
Aty pati edhe të ardhur nga Republikat tjera të Gjermanisë për t’i dhënë një mbështetje këtij themelimi në Baden-Würtenberg.
Debate pati mjaft konstruktiv, të gjithë e morën fjalën me ide dhe propozime. Në debate morën pjesë Mhmedali Ahmedi, Fitore Sopi,Baki Mustafa,Bastri Ismaili ,Asllan Dibrani,Rexhep Rexhepi ,Sali Veseli, Ali Berisha ,Ali Sylejmani,Maxhun Syla ,Benita Pula,Muhmt Hoxha,Fahrije Kosumi etj.
Më shumë se 5 orë u bënë debate dhe diskutime, u shqyrtua gjendja e fundit rreth punës së aktiviteteve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani, po edhe atij më gjerë.
Në takim u shoshiten të arriturat dhe ngecjet e Lobit që nga themelimi i tij. Aty u tha se Lobi po vazhdon të shtrihet edhe në shtetet e tjera të botës. Synimi i Lobit është të angazhojnë aktivistë dhe vullnetarë të profileve të ndryshme, që të renditen nëpër Komisione të ndryshme dhe të punojnë rreth projekteve konkrete ne përfshirjen e shqiptarëve në programin e shpresës,në programin e Lobit. "Lobi Euro-Atlantik Shqiptar" ka synim , bashkimin e të gjitha forcave vepruese, kudo që gjenden për interesin e mbi 20 milion shqiptarëve të shkapërderdhur në tërë Globin e botës. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, po ashtu është organizmi më i ri shqiptar që synon bashkimin e diasporës shqiptare kudo që është dhe gjithherë ngriti zërin në rolin e proceseve vendimtare historike për shqiptarët.
Në Sindelfingen rrethi i Shtutgardit ,kjo datë e 19.03.2017, do të kujtohet si ditë ku u themelua këshilli iniciues prej 15 anëtarëve, nga një shtresë e dëshmuar veprimtarësh dhe intelektualësh si me poshtë :
1. Agim Hyseni,Politolog i shkencave politike
2. Baki Mustafa Kryetar i Shoqatës "Pavarësia" ka mbaruar Akademinë ushtuake , veprimtar shumë vjeçar i çështjes kombëtare.
3. Prof-Dashurie Zukaj- Alijaj , Prof- e shkencave në fushën ekonomike,dhe veprimtare e denjë.
4.Dr.Fahrije Kosumi dhe një aktiviste e dalluar për interesat kombëtare.
5.Muhamet Hoxhaj udhëheqës i portalit Kosovari media dhe fotograf.
6. Sali Veseli, ka mbaruar Akademinë e Arteve në Zagreb drejtimi film dhe kamer , ish përfaqësues i shume organizimeve shoqërore.
7.Ismet Vokshi ekonomist dhe kryetar i shoqatës Iliria
8.Bastri Ismaili aktivist dhe ndjek studimet pos diplomime
9.Asllan Dibrani, gazetar publicist ,piktor dhe ish i burgosur politik anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve.
10. Mr.Ali Sylejmani,Magjistër në shkencat filologjike ish ligjërues në Universitetin e Kosovës ,përkthyes zyrtar për 5 gjuhë ne Bundesamt të Gjermanisë
11.Naim Sheremti Biznismenzt dhe aktivist i dëshmuar.
12.Dr.Rexhep Rexhepi dhe një veprimtar shume vjeçar
13.Maxhun Sylaj Jurist dhe veprimtar udhëheqës i shume organizmave shqiptare.
14.Benita Pula Këngëtare te mbaruar Akademinë e Arteve drejti i muzikës.
15.Ali Berisha Prof.Shkrimtar dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve.
Vet titujt dhe veprimtaria shumë vjeçare e tyre në shumë subjekte shoqërore dëshmon se ky këshill është një shtytje përpara e Lobit dhe janë shtresa më e përgatitur intelektuale , si një forcë e avancimit ne fusha te ndryshme për interesin kombëtar.