Dy miq shumë miq të ngushtë, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj nga SHBA, vizituan Haradinajn në Strasburg

Diaspora

Dy miq shumë miq të ngushtë, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj nga SHBA, vizituan Haradinajn në Strasburg

Nga: Nga Beqir SINA - New York Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:11
Takimi me Haradinajn

Strasbourg FR (20 mars, 2017): Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj nga Nju Jorku, vizitoi dje të hënën më 20 Mars, në qytetin Strasburg - Francë, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë, mbas ndalimit të tij nga autoritetet franceze, më 5 Janar 2017.

Bajraktari, gjatë takimit me Hardinajn e konsideroj arrestimin dhe ndalimin e tij, në Francë si shumë të padrejtë, “Ne tha ai i bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë e Francës për mosrespektimin e akuzave të rreme të Serbisë, kundrejt Ramush Haradinaj", tha dje Bajraktari, kur ai dhe aktivisti Rustem Gecaj vizitoi mikun e tyre në Strasburg - Francë.
Harry Bajraktari, tha se ishte një nder për të dhe Rustem Gecajn, që të kalojnë një ditë miqësore me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në Strasbourg të Francës
Vizita e tyre u bë veçse 19 ditëpas pas gjykimit e fundit të mbajtur më 2 mars, dhe vetëm dy javë të mbetura në një vendim tjetër - kur pritet që ky të jet edhe vendimi përfundimtar, i cili është përlajmëruar për më 6 prill.

"Një gjykatë e apelit në Colmar, Franca ka shtyrë vendimin për rastin e Ramush Haradinajt, për herë të dytë, nga të qenit të mbajtur në Francë në një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia", ka shkruar Bajraktari në një postim në profilin e tij zyrtar në a rrejtin sociale Facebook.

Haradinaj, është ndaluar në Francë nga autoritetet e këtij vendi të bazuar në një urdhër të lëshuar nga Serbia, qysh në vitin 2004, megjithse ai i gjykua dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, dhe komandati i UÇK-së, dy here doli i pafajshëm nga Haga.

Image

Ramush Haradinaj, është lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe atoritetet franceze ende nuk e lejonë të kthehet në shtëpi nga Franca. 
Haradinaj, i cili u arrestua në Francë më 4 janar, është në pritje të gjyqësorit francez për të vendosur mbi një kërkesë për ekstradim nga Serbia.

Haradinaj sipas autoriteteve franceze është kërkuar nga shteti serb për t’u rigjykuar per krime lufte, edhe pse, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-ja u shpall i pafajshëm nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, ICTY, në Hagë dy herë.

Ai vet tani dy her në Gjykatën në Colmar, në përgjigje të kryetarit të trupit gjykues lidhur me rastin, e tij, ka refuzuar të ekstradohet në Serbi, duke e quajtur kërkesën për ekstradimin e tij tejet politike, përgaditur nga Beogradi.

Haradinaj u arrestua më 4 janar të këtij viti në aeroportin e Basel-Mulhouse në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe në vitin 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat