Në ”Flakadanin e Karadakut” edhe dy libra nga Suedia

Diaspora

Në ”Flakadanin e Karadakut” edhe dy libra nga Suedia

Më: 24 mars 2017 Në ora: 11:33
Ahmet Bella e Ramadan Reshitaj

Gjatë Festivalit që organizohet në Viti me disa pika të zgjedhura do të prezantohet edhe Ansambli i valleve i Shoqatës ”Liria” nga Vekshjo.

Në Viti, Kosovë, këto ditë po mbahet Festivali tradicional ”Flakadani i Karadakut”, në të cilin përpos veprimtarive kulturore lokale po prezantohen edhe grupe muzikore e kulturore, nga vise të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria, trojet tjera shqiptare dhe nga diaspora.

Për herë të parë po prezantohen edhe krijues e programe kulturore nga bashkëkombasit tanë që jetojnë në Suedi.

Në Mbrëmjen e madhe letrare, që u zhvillua në Shtëpinë e kulturës, vec tjerash, u bë edhe promovimi i dy veprave letare të krijuesve nga Suedia, Ahmet Bella dhe Ramadan Reshitaj. Për librin e A. Bellës të shkruar në gjuhën suedeze, ”Ett regn av toner” që është një antologji e kompozitorëve kosovarë, foli Sami Piraj, kurse për librin ”Me tanët në Suedi” foli Ismail Jashanica.

Të dy këto vepra u vlerësuan lartë dhe u mirëpritën të pranishmit, kurse autorët u falenderuan nga organizatori.

Në kuadër të Festivalit sivjet për herë të parë do të prezantohet edhe folklori shqiptar që kultivohet në mesin e bashkëkombasëve tanë në Suedi. Në pjesën konkurruese do të paraqitet Ansambli i valleve i shoqatës ”Liria” të qytetit të Vekshjos. Ky ansambël, në Festivalin e fundit të Folklorit të Diasporës shqiuptare, i cili organizohet për cdo vit në Suedi nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, është nderuar me vendin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat