Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane viziton Ramush Haradinajn

Diaspora

Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane viziton Ramush Haradinajn

Më: 27 mars 2017 Në ora: 17:06
Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane viziton Ramush Haradinajn

Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane ka vizituar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryesia e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane të përfaqësuar nga Nazmi Viqa kryetar, Gani Nuha dhe Zenun Krasniqi nënkryetar, Nexhmedin Veliqi sekretar, Vllaznim Kelmendi dhe Bekim Brestovci anëtar kryesie, ishin për vizitë në Strasburg të Francës ku po qëndron Ramush Haradinaj.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe shefi i misionit konzulor në Strasburg, Edon Cana.

Kryetari Nazmi Viqa në emër të Unionit ka shprehur keqardhjen e tij dhe gjithë anëtarëve të UBSHGJ për ndalimin e padrejtë që nga data 4 Janar në Francë dhe njëherit ka uruar që Haradinaj sa me parë të kthehet në vendin e tij dhe pranë familjes.

Seanca dëgjimore për Haradinajn pritet të mbahet më 6 prill.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat