Ministri Murati në Rahovec, vizitoi kantinën Stone Castle të afaristit nga diaspora

Diaspora

Ministri Murati në Rahovec, vizitoi kantinën Stone Castle të afaristit nga diaspora

Nga: Beqir SINA Më: 29 mars 2017 Në ora: 00:36
Valon Murati, ka qenë sot mysafir në kompleksin e gjigandit të prodhimit të verërave në Rahovec, kantinën Stone Castle, që është një nga investimet më të mëdha nga diaspora shqiptare në Kosovë, pronë, kjo e afaristit shumë të suksesshëm nga SHBA, Rrustem Geci.

Ministrit i Diasporës, së Republikës së Kosovës, z.Valon Murati, me bashkëpunëtorë, ka qenë sot mysafirë në  kompleksin e gjigandit të prodhimit të verërave në Rahovec, kantinën Stone Castle, që është një nga investimet më të mëdha nga diaspora shqiptare në Kosovë, pronë, kjo e afaristit shumë të suksesshëm nga SHBA, Rrustem Geci

Në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, ministri Murati, shkruan se ai me bashkë-puntorët e tij, ka pasur kënaqësinë të vizitoj sot pasdite kompaninë “Stone Castle”, dhe të takohet me pronarin Rrustem Gecaj, dhe safin e tij. 

"Gjatë vizitës diskutuam për sukseset dhe sfidat e sektorit të vreshtarisë dhe të verarisë në Kosovë, thotë ai dhe shtonë se " kjo kompani, është një ndër rastet jo të shpeshta të suksesit të procesit të privatizimit."

 Por, ky rast suksesi sipas ministrit Murati, lidhet mbi të gjitha me faktin se një ndërmarrës i suksesshëm nga diaspora ka vendosur të investojë në Kosovë. 

"Andaj, nuk ka dyshim, thotë ai, se bindja ime se diaspora, është potenciali ndër më të rëndësishmit për zhvillim ekonomik, në raste të tilla vizitash dhe bisedash, fuqizohet edhe më tepër. I dëgjova me vëmendje dhe mora shënim vërejtjet por edhe propozimet të cilat mund ende ta rrisin këtë sektor dhe të ndihmojnë edhe këtë kompani e cila mbi 70% të produktit të saj e eksporton."

Në takim thuhet se ishte edhe nënkryetari i Unionit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani Zenun Krasniqi, i cili kontribuoi në debatin që bëmë për fuqizimin e organizimit të rrjeteve të bizneseve të diasporës shqiptare në diasporë në funksion të mbrojtjes së interesave të bizneseve të diasporës dhe të shfrytëzimit të potencialeve të këtyre rrjeteve edhe për të ndihmuar rritjen e investimeve të diasporës në Kosovë por edhe për të ndihmuar bizneset nga Kosova që të depërtojnë në tregjet e huaja, e posaçërisht në ato të BE-së, Zvicrës dhe të SHBA-ve, shpreht Ministri i Diaspores se Republikes se Kosoves Valon Murati.

Ndërkaq, ministri Murati, në fjalën e tij përmbyllse, gjithashtu, theksoi se Diaspora shqiptare, nëpër botë përbën mundësinë më të madhe të vendit tonë, për të sjellë investime serioze, dije, kulturë dhe disiplinë pune në Kosovë.

“Sa herë flasim për investimet nga jashtë, jam i vetëdijshëm se vija e parë e frontit janë njerëzit tanë nga diaspora, të cilët kanë ardhur dhe po vazhdojnë të vijnë, me gjithë vërejtjet që mund t’i kenë. Në këtë mënyrë, ata po e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës, në kohën më të nevojshme për të”, ka konkluduar z.Murati, duke ofruar mbështetje të plotë për të gjithë investitorët nga diaspora në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat