Mbesa e Kancelares gjermane Angela Merkel viziton veprimtarin Fatlum Rushiti

Diaspora

Mbesa e Kancelares gjermane Angela Merkel viziton veprimtarin Fatlum Rushiti

Nga: Emin Gaxha Më: 15 prill 2017 Në ora: 10:54
Lina Merkel, mbesa e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Fatlum Rushiti

Lina Merkel, mbesa e Kancelares gjermane Angela Merkel, qëndron për vizitë katërditore në shtëpinë e diplomatit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Fatlum Rushiti në Honolulu, Hawaii.

Lajmi është publikuar ditën e premte nga stafi zyrtar i Lina Merkelit, transmeton Hawaii News Now. 

Vizita e politikologes Lina Merkel nuk ka ndonjë karakter politik, ekonomik apo social. Është një takim miqësor i dy kolegëve të afërt nga ditët e bukura studentore. Hawaii News Now mëson se veprimtari i njohur shqiptar planifikon të kërkojë angazhimin dhe lobimin e saj për bashkimin e trojeve shqiptare.

Fatlum Rushiti dhe Lina Merkel gjatë vikendit pritet të marrin pjesë në aktivitete bamirëse e kulturore për Festën e Pashkëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat