Reagim nga Shaban Haliti, anëtar i kryesisë së LEASH

Diaspora

Reagim nga Shaban Haliti, anëtar i kryesisë së LEASH

Më: 20 prill 2017 Në ora: 11:02
Shaban Haliti

Bashkveprimtar të nderuar, Ju njoftoj se unë Shaban Haliti anëtar i kryesisë së LEASH i delaguar nga këshilli nismëtar i degës për Zvicër dhe i konfirmuar nga vota e kuvendit të 17 dhjetorit 2016, ngrij bashkpunimin tim prej sodit 19.04.2017 me kryesin e Ngusht të LEASH në përbërjen e tanishme, nuk bashkpunoj, nuk përkrahi dhe respektoj as nji veprim as vendim të tyre.

Natyrisht i mbetem besnik dhe anëtar i barabart këshillit të degës për Zvicër. Arsyet:

1. kjo kryesi ka nji kryetar që ska aftësi, pastërti as autoritet ta përfaqsoj dhe flas në emër të mërgatës shqiptare. 

2. LEASH nuk u regjistru as konsolidu që nga kuvendi i dhjetorit 2016.

3. kjo kryesi vazhdoj me avazin Klaiqian dhe nuk përfilli as nji anëtar kryesie të gjer as degët egzistuese.

4. Përpos inateve dhe interesave personale dhe karrieriste të Michail Wüsnerit me dy-tre akter nuk u muarr as nji iniciativ e dobishme.

5. Degët e LEASH nuk u forcuan as konsoliduan si shkak i ktyre 3-4 akterve që dyshohen se për qfar interesash punojn?

6. nuk mbajtën as nji premtim për qka u zotuan vetëm sa i kontribuan përqarjes.

7. LEASH nuk i takon as Klaiqit as Michailit por kta për konteste të pista personale po e dëmtojn gjithë kët mund e që për fat të keq po gjejn përkrahje nga grupe të vogla?

8. shumë fakte para dhe gjat përgaditjes së kuvendit tani u dëshmuan se qfar qëllimesh paskan?

9. Vlersime, paragjykime dhe shpifje për aktivist vullnetar.

10. Financim jo transparent dhe shumë i dyshimt në aktivitete? Ka edhe x shembuj dhe arsye??? Unë lus anëtarët e kryesis, miqt e mi që pa as nji interes u kyqën dhe u përpoqën të dhën kontributin e vet për unifikimin e mërgatës, të më kuptojn dhe të mbeten miqt e mi të dashur sikur deri sot dhe jam i hapur për bashkpunim të mëtejshëm, kurse i lus të ken kujdes nga mashtruesit që plot gojn e kan "PATRIOTIZËM" kurse veprat flasin të kundërtën.

Mërgata shqiptare ka dit dhe din të të krijoj vlera kombtare dhe nuk e meriton nji dëm që po i bëhet nga disa që shumë vonë jan zgjuar nga e keqja dhe përpiqen ta pastrojn të kaluarën pa e vuajt denimin. Këshilli për Zvicër do shqyrtoj hapat e mëtutjeshëm në fillim të Muait Maj. Kët veprim e mora pas konsultave dhe reagimeve që pata me shumë aktivist të degve të ndryshme të cilët ndjejn të njejtat brenga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat