Të shumtë janë shqiptarët që për arsye nga më të ndryshmet janë larguar nga vendi i tyre në emigracion. E nëse shumë prej tyre janë larguar prej vitesh, së fundmi një pjesë e mirë kanë ndjekur edhe skemën e azilit.
Kështu disa djem shqiptarë që jetojnë në çadra në një kamp në Francë, janë habitur mjaft me veprimin e disa vajzave shqiptare. Ato janë futur brenda njërës prej çadrave dhe kanë shkrepur shumë foto “selfie”.
Pavarësisht se djemve ky veprim mund tu jetë dukur disi i pavend duke patur parasysh hallet dhe vështirësitë që përballen në vendin e huaj, ndoshta për vajzat ka qenë një moment i mirë për tu shkëputur nga realiteti i azilkërkuesit.