Sabi Kaçanolli viziton në Strugë Ziadin Selën, ja arsyeja!

Diaspora

Sabi Kaçanolli viziton në Strugë Ziadin Selën, ja arsyeja!

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 10 maj 2017 Në ora: 18:36
Sabi Kaçanolli dhe Ziadin Sela

Ka disa ditë që Sabi Kaçanolli ndodhet në Kosovë në vendlindjen e tij edhe e kemi parë në vizitë sërish te z.Ramush Haradinaj, madje disa aludonin sikur edhe ky personazh do ti bashkangjitet ndonjë partie. Por kur ne e pyetëm Sabi, apo sic në të vërtetë quhet Sabedin Hyseni, ai dha këtë përgjigje : “Mua më ka vdekur partia që kur vdiq Presidenti historik Ibrahim Rugova, e kur të shoh që një parti është më e mira për popull me gjithë familjarët e mi aty do jem”.

Më tej ai ka thënë se cdo vizitë që ka bërë te kryestari i AAK-së e ka bërë nga vullneti i tij dhe pa asnjë arsye partiake. Djaloshi me origjinë nga Shala e Bajgorës i cili është drejtues i një firme sigurimi por edhe ka një shoqëri kombëtare ILLYRIAN EAGLES (Shqiponjat Ilire), gjatë ditës së martë ka vizituar edhe kryetarin e LRPDSH-së, Ziadin Sela në Strugë të Iliridës, ku ishte me familjarë, shokë e vëllezërit Geci, ku shkruan ndërsa kishte postuar disa foto me grupin vizitor: “Kryetar jemi me ju e gjithë Shqiptaria....”. Sabi do të jetë edhe disa ditë në Kosovë, e më pas për tju rikthyer punës dhe aktiviteteve që ka në Gjermani ku edhe jeton.BS

Image
Vizita tek Sela
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat