Austri: Banorët e Kosovës të tretët për natyralizime, i gjeni kush janë dy të parët?

Diaspora

Austri: Banorët e Kosovës të tretët për natyralizime, i gjeni kush janë dy të parët?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 maj 2017 Në ora: 18:20
Pasaporta austriake

Statistik Austria ka bërë të ditur se gjatë tremujorit të parë 2017 pasaportën austriake e kanë marrë 2422 shtetas të huaj, prej të cilëve 21 me qëndrim jashtë vendit alpik, shkruan krone.at. Ky numër është për 16.1 përqind më shumë sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur kishte vetëm 2086 natyralizime. Ky shtim përbën vazhdimësi në trendin e regjistruar nga viti 2011 e këndej të rritjes së numrit të natyralizimeve, përcjell botasot.info.

Pak më shumë se një e treta e të natyralizuarve kanë lindur në Austri: 36.7 përqind ose 889.

Në lidhje me kombësitë që kanë fituar më shumë pasaportën austriake në vendin e parë janë boshnjakët 368 persona, ndjekur nga turqit 223 dhe banorët e Kosovës 166. Serbët janë në vendin e katër me 159 natyralizime./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat