Ermina Lekaj Prljaskaj: Bashkëkombas, dilni dhe votoni më 21 maj, jepni votën tuaj

Diaspora

Ermina Lekaj Prljaskaj: Bashkëkombas, dilni dhe votoni më 21 maj, jepni votën tuaj

Nga: Dahest LUMA Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:04
Ermina Lekaj Prljaskaj

Zonja Prljaskaj, gjithashtu u njoftua nga z.Musliu për punën e Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ në Zvicër, si dhe nga z.Hebibi, për Institutin Shkencorë Helvetikë të Europës Juglindore. Z.Musliu, i bëri ftesë zonjës deputete, që të jetë e pranishme në mesin e mërgatës sonë në Zvicër, në ndonjë manifestim që organizohet atje për të parë për së afërmi, se komuniteti shqiptarë në Zvicër, ishte dhe është shumë i organizuar dhe për të mësuar nga përvoja e deputetes si deputete në Parlamentin Kroat.

Një delegacion veprimtarësh nga Zvicra, për tre ditë me radhë qëndruan në Zagreb, duke realizuar takime të shumta me komunitetin tonë, por edhe ate kroate. Z.Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së në Zvicër dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit Shkencorë Helvetikë të Europës Juglindore me qendër në Zvicër, patën nderin dhe kënaqësinë, që të bashkëbisedojnë edhe me deputeten tonë të Parlamentit të Kroacisë, znj. Prljaskaj. Takimi zgjati një orë dhe me deputeten, ky delegacion, bashkëbiseduan për shumë tema dhe nga zonja deputete mësuan situata të ndryshme, për të mirë të komunitetit tonë këtu, por edhe si model, që do të duhej ndjekur edhe për bashkëkombasit tanë, që jetojnë në Luginë të Preshevës. Bashkëbisedimi ishte shumë miqësor, i shoqëruar nga veprimtari Sejfedin Prekazi, redaktor i revistës „Informatori“, revistë që botohet në Zagreb të Kroacisë dhe kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Zagreb dhe prefekturës së kësaj kryeqendre të Kroacisë. Përpos shumë temave të diasporës shqiptare në Zvicër, ata biseduan edhe për situatën aktuale në Luginë të Preshevës, ku zonja deputete, tregoi gadishmërinë që të bashkëpunoj me bashkëkombasit tanë, që jetojnë në Luginë të Preshevës. Zonja Prljaskaj, vlerësoi shumë lart vizitën e presidentit Bujar Nishani, që ishte për vizitë në ato treva shqiptare me datë 7 mars dhe tha ndër të tjera, se nuk duhet në asnjë mënyrë që të harrohet ajo trevë. Me që jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Kroaci, që do të mbahen këtë të diele, zonja Prljaskaj, i bëri thirrje të gjithë bashkëkombasve që të dalin dhe të votojnë, ajo ndërtë tjera tha: „Siç dihet, para nesh, janë zgjedhjet lokale, në të cilat, do ta zgjedhim Kryebashkiakun e Qytetit të Zagrebit dhe ndihmësit e tij. Kështu, që, shfrytezoj rastin t’ju rikujtojmë projektet më të rëndësishme të cilat i kanë përcaktuar katër vitet e mëparshme. Zagrebi, që një kohë të gjatë me krenari e mban titullin e Qytetit më të bukur të adventit, gjatë së cilës periudhë, në qytet janë evidentuar 233.024 fjetje, si dhe gjatë vitit kemi pasur 4.600, manifestime të ndryshme kulturore. Kjo me siguri i ka ndihmuar edhe zhvillimit ekonomik të qytetit tonë, ku evidentohen të dhëna prej 33%  e pjesës së BDP-së në Republikën e Kroacisë.

Kujdesi për fëmijë dhe familjarët e rinjë e ka notuar periudhën e kaluar. Vetëm në Zagreb rreth 100.000 nxënësve ju janë siguruar librat pa pages, stipendi të qytetit dhe këto janë ndihmat më të mira në tërë Kroacinë. Të gjithe nxënësve të Zagrebit dhe studentëve ju është sufinancuar transporti publik, e shumica prej tyre e shfrytëzojnë pa pagesë. E sufinancojmë edhe ushqimin në shkolla pa pages për fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale. Në çerdhet e Zagrebit kemi 40.384 vende, ku 58% të familjarëve participojnë me çmim ekonomik prej 0,00 deri 150.00 kn. Pagë të plotë pranojnë prindërit – edukatorë dhe janë të perfshirë 3.500 familjar të Zagrebit me tre apo më shumë fëmijë. Me këtë nuk mendojmë, që ta përfundojmë. Duke themeluar zyrën për demografi, tregojmë se jemi të vetëdijshëm për problemin më të madh kroat, e kjo është rritja negative e popullatës dhe emigrimi i të rinjëve, por duhet cekur, se ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi edhe me këtë problem dhe ofrojmë zgjedhje të këtij problemi.

Pensionerët dhe personat me invaliditet janë pjesë e rëndësishme e shoqëris së Zagrebit. Pensioneret e Zagrebit me pension nën 1.500 kuna, pranojnë ndihmë sociale (në shumë prej 200, 300 dhe 400 kn) dhe kanë sigurimin shtesë. Të gjithë pensionerët me pension prej 3.200,00 kn e më pak, kanë pa pagesë transportin publike. Pas ndërtimit të Shtëpisë së Pensionerëve në Laš?ini, vazhdojmë me ndërtimin e shtëpisë në Markuševc. Zagrebi është krenar që mban titullin e qytetit më solidar dhe social në Kroaci e më gjerë, gjithashtu, duhet cekur, se ne jemi fitues të çmimit europian për organizimin e javës të lëvizshmërisë të cilën me sukses e kemi lidhur me programet tona me mundësi të barabarta për personat me invaliditet.

Image
Deputetja e Parlamentit të Kroacisë, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, takohet me veprimtarë nga Zvicra

Se si edhe më tutje Zagrebi ynë, duhet të jetë i pari me jetes kualitative në Kroaci dhe në këtë pjesë të Europës kemi përgaditur për vitin 2020, kur në Bashkësinë Europiane të cilën do ta kryeson Kroacia, do të sigurojmë stabilitet ekonimikë, përgjegjësi sociale dhe kontinuitet gjatë realizimit të programit për rritjen e numrit të punësuarëve dhe për realizimin e vlerave të reja. Ndërsa qyteti ynë edhe më tutje është duke u zhvilluar si vend i vërtet europian.

Këto duhet realizuar në mandatin e ardhshëm 2017-2021. Me vizionin e përbashkët, Zagrebi i shekullit 21. Me projektet të cilat me të vërtet do ta ndërrojnë pasqyrën e qytetit tonë! 

Vazhdojmë se bashku me projektet që i kemi filluar:

1.Restaurimi i 5.000 fasadave

2.Mbështjetja logjistike e të rinjëve në start-up shoqatave, sipërmarrësve dhe zejtarëve duke ju mundësuar Internetin pa pages në tërë qytetin

3.Ndërtimi i teleferikut në sljeme

4.Lidhja hekudhurore me Aeroportin dr. Franjo Tu?man dhe me Kvatri?in e Zagrebit si faza e parë e metros,

5.Me projektin e decentralizimit të qeverisjes lokale të Qytetit Zagrebit janë siguruar 750.000.000,00 kn për prioritet të qytetarëve dhe bashkësive ku ata jetojnë,

6.Programi i ndërtimit të 1.800 banesave në Podbrež te Zagrebit

7.Vënia e përmendores së kryetarit parë të Kroacisë Dr. Franjo Tu?man, përmendorja e „Atdheut“ dhe përmendorja e të gjitha viktimave të holokaustës

8.Ndërtimi i unazës në Remetinec, rruga Radni?ka në profilë të plotë dhe vazhdimi i ndërtimit të stazave biciklistike

9.Pasi të sanojmë Jakuševecin, do të ndërtojmë pastruesin e ujrave të zeza, si dhe na mbetet gjatë mandatit edhe Ndërtimi i Qendrës për kontrollimin e ujrave të zeza me përpunimin mekanik-biologjik (MBO) dhe së fundmi, do të mbyllim Jakuševecin

10.Shpëtimi i institutit Imunologjik, vazhdimi i projekteve të ndertimit të shkollave, ndërtimi i ndërtesave të reja të Bibliotekës në Paromline dhe Qendrës së Kongresit.

Të nderuara bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë,

Më 21 Maj, ditë e dielë, dilni në zgjidhje dhe mbështetni stabilitetin dhe rezultatet në kontinuitet, mbështetni kryebashkiakun i cili e jeton Zagrebin me bashkëqytetarët e vetë 365 ditë në vit!  Zoti ju bekoftë!. Prandaj, vëllezër e motra, dilni e votoni, ata që mendoni ju se janë më të mirët, ata që vërtet ishin afër nesh për të mirën e komunitetit tonë, e ata janë, ju i dini më së miri, thuajse në çdo manifestim ishin me ne. Të vazhdojmë me projektet tona në të mirë të komunitetit tonë dhe të këtij shteti mikë të kombit tonë, siç është Kroacia“. Pritet që të jenë të pranishëm mbi 3.7 milionë votues. Vota e tyre do të jetë vendimtare se kush do të jetë fitues i katër viteve të ardhshme.

Qytetarët e Kroacisë do të zgjedhin kryetarët e komunave, prefektët, zëvendësit e tyre, si dhe anëtarët e qeverive lokale dhe rajonale. Qendrat e votimeve janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.Zonja Prljaskaj, gjithashtu u njoftua nga z.Musliu për punën e Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ në Zvicër, si dhe nga z.Hebibi, për Institutin Shkencorë Helvetikë të Europës Juglindore me qendër në Zvicër. Z.Musliu, i bëri ftesë zonjës deputete, që të jetë e pranishme në mesin e mërgatës sonë në Zvicër, në ndonjë manifestim që organizohet atje për të parë për së afërmi, se komuniteti shqiptarë në Zvicër, ishte dhe është shumë i organizuar dhe për të mësuar nga përvoja e deputetes si deputete në Parlamentin Kroat. Z.Prekazi, u ndje shumë i kënaqur me këtë takim dhe folën edhe për bashkëpunimet në të ardhmen me komunitetin tonë në Zvicër dhe në tërë diasporën tonë. Takimi ishte vërtet shumë miqësorë dhe me shpresë, se edhe në të ardhmen e shpejt, shqiptarët në Kroaci, të kemi edhe ndoj ministër apo zv.ministër, duke e ditur, se mërgata jonë në këtë shtet mikë të kombit tonë, është jashtëzakonisht e fortë, me plot intelektualë, veprimtarë e afarist, që bashkëpunojnë me miqtë tanë kroat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat