Degët e LDK-së në Diasporë, telegram ngushëllimi për vdekjen e deputetit Agim Kikaj

Diaspora

Degët e LDK-së në Diasporë, telegram ngushëllimi për vdekjen e deputetit Agim Kikaj

Më: 19 maj 2017 Në ora: 13:26
Agim Kikaj

Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Agim Kikajt, veprimtarit të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vdekja e Agim Kikajt është humbje e madhe për familjen sepse me humbjen e Agimit, familja humbi njeriun e urtë dhe të dashur kurse Lidhja Demokratike të Kosovës humbi veprimtarin e devotshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes Kikaj, miqve, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëveprimtarëve të ndjerit Agim Kikaj.

Pushtoftë në paqe!

Për Degët e LDK në Suedi, Norvegji dhe shtetet e Benluksit:

Qibrije Hoxha

Daut Haxhaj

Bahtir Kastrati

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat