U prezantuan krijuesit e mjeteve mësimore për diasporë

Diaspora

U prezantuan krijuesit e mjeteve mësimore për diasporë

Nga: Islam Fejzullahu Më: 20 maj 2017 Në ora: 02:31
U prezantuan krijuesit e mjeteve mësimore për diasporë

Në ditën e dytë të seminarit mbi gjuhen amtare në diasporë në qytetin e Halmstadit të Suedisë me pjesëmarrës mësimdhënes të gjuhes amtare mësim plotësues në Suedi,Austri dhe Greqi sot  seminari vazhdoi punimet sipas programit të organizatorit,duke filluar nga ora 9 e30 e mëngjesit.Fillimisht  mësimdhënësi Xhevat Isufi në rolin e moderatorit sikur edhe të gjthë tjeret prezantoj panelistin e parë Nuhi Gashin,zyrtar nga MASHT i Kosovës i cili elaboroi në temën”shacat” shikuaar nga perspektiva të shumta dhe ne raport me mësimin e gjuhës shqipe e të kulturës shqipëtare.

Pas elaborimit temë e cila zgoj kërsherinë tek pjesmarrësit e sidomos apeli të cilin ai iu drejtoi shteteve Shqipëtare,që të trokitet në ndërgjegjëjen e secilit qe ta ndertojmë një strukturë profesionale për punen në diasporë me femijet tanë ne mësimin plotësue të gjuhes amtare,pastaj filloj debati nete cilin  elaboruan shumica e pjesmarrësve sidomos rreth ketij termi i cili kontestualizon ket temë rreth termave të ndryshme nga popujt e shteteve ne te cilat jetojnë mergimtaret tanë.

Në vazhdim moderatori Xhevat Isufi prezantoi orarin nete cilin ishte paraparë të shiqohet filmi dokumentar i autorit Murat Koci i pregaditur nga lidhja e shoqatave shqipëtare ”ILIRIA” në Suedi me titul Shqipëtaret në Suedi,filmi i cili paraqet migrimin e popullit shqipëtar në Suedi,dhe i cili zgjoi interesim shum të madh dhe ishte mjaft emocionues,me q rast pas perfundimit  prej 57 minutash seminaristet i duartrokiten autorit dhe e falenderuan per punen e bërë.

Në vazhdim panelistja e radhes ishte prezantuar nga moderatori e që ajo ishte Nermina Vikstrëm,këshilltare e mësimdhënjes në entin shtetror të shkollës e cila elaboroj  në temën:Aktuale nga enti shtetror i shkollës sa i përket gjuhës amtare në të gjitha nivelet dhe mbështetjes studimore, ku pastaj vazhdoj debati rreth kesaj teme e me te cilin elaborim perfundoj pjesa e paraditës dhe shkuarja në drekë e pjesmarrësve.

Pas dreke vazhdoi punimet seminari  me moderatorin Shaban Gashi mësimdhënes në Halmstad,i cili prezantoj elaboruesen e radhës e ajo ishte Shyhrete Reqica nga MASHT i Kosovës pikërisht inspekrotre e arsimit e cila elaboroj temen: Shkolla shqipe në trojet etnike dhe në diasporë(Suedi) dhe mbështetja reciproke,dhe e cila qasje primare i dha fillimisht punës së inspektoriatit arsimor ne¨MASHT të republikës së Kosovës-Zbatimi i ligjshmërisë shkollore.

Image

vazhdim moderatori gashi prezantoi panelistin e radhes Xhevat Isufi i cili elaboroi në temen Mjetet digjitale në mësimdhënje.Isufi shum kjartë analizoj temën rreth qasjes informative per mësimdhënje per të gjith të interesuarit e në veqanti për prindërit famijet e të cilve ndjekin mësimin ne¨gjuhen amtare.

Moderatori Shaban Gashi ne vazhdim prezantoj krijuesit e teksteve mësimore për diasporë qe ishte edhe një temë e veqantë e pas dites,me qërast u prezantuan tre krijues-mësimdhënës , nga Suedia: Fatime Kuqi dhe Bahtije Ratkoceri, dhe nga Austria Hazir Mehmeti te cilet prezantuan  librat e tyre per letësim ne mësim ne diasporë.

Para mbylljes së ketij evenimenti mesuesi nga Halmstadi Qerim Raqi bëri prezantimin e librit ma të ri të botuar të profesorit,poetit Agim Vinca të botuar  ne ket vit e titulluar”Nostalgji” per kohërat e rrezikshme, botim me poezi dedikuar ma teper bashkkolegëve të tij.Dhe krejt në fund organizatori i ketij seminari ne bashkpunim me MASHT nga Kosova ndau qertifikata per të gjithë pjesmarrësit eketij seminari.

Image

Ndarjen e ketyre qertifikatave e bënë profesor Agim Vinca dhe Shyhretet Reqica nga MASHT i Kosovës.Sipas opinioneve të marra nga bashkpunëtori i juaj nga një numer seminaristesh rreth ketij evenimenti,shumica e vlerësuan si të suksesëshem dhe ia vlejti per një lloj freskije,bashkpunimi,elaborimeve shum frytdhënëse e sidomos deshmuan kualitet dhe punë me mergimtaret filmi dokumentar i autorit dhe njiherit bashkorganizatorit te ketij seminari Murat Koci.

Sa i përket ketij evenimenti rol të veqant në organizimin,mbarëvajtjen përveq Murat Koci,falenderim i veqantë shkon edhe për sekretarin permamnent të lidhjes së shoqatave shqipëtare "ILIRIA" Isuf Topilla i cili rregullisht ishte prezent dhe pa lodhshem ne mbarvajtjen e seminarit,pastaj mësimdhënësit e Halmstadit si nikoqir te ketij evenimenti Nuhi Mazreku,Shaban Gashi,Qerim Raqi dhe se bashku me ta edhe Xhevat Isufi mesimdhenes nga komuna e Bustadit.

Si do që të jet ky eveniment deshmoj një frymëbashkpunimi në diasporë në mes mësimdhënësve dhe gatishmërija e tyre e pa lodhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat