Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje ekonomike

Diaspora

Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje ekonomike

Nga: Fitim Dika Më: 26 maj 2017 Në ora: 19:06
Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje ekonomike

Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar të premten një marrëveshje rreth rregullimit të takasave ndaj të ardhurave dhe kapitalit. Qeveria zvicerane marrëveshjen e sheh të dobishme për të dyja palët.

Sipas marrëveshjes dividentat e taksimit të dyfishtë nuk do kenë vlerë më të lartë sesa 15 përqind, ndërsa pjesëmarrja e kualifikuar jo më shumë sesa 5 përqind, shkruan “Bota sot”. Kjo marrëveshje arrihet përherë të parë që nga 2011.

Mes tjerash në marrëveshje është parashikuar që taksapaguesve tu ofrohet asistencë në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Përpara se të futet në fuqi, marrëveshja duhet të miratohet nga dy parlamentet. Kjo marrëveshje shihet si përafrim i marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Zvicrës dhe veçanërisht e dobishme në fushën e investimeve.

Sipas cenzusit të 2015 në Kosovë ka 1.8 milion banorë, ndërsa 270.000 banorë të saj punojnë në Zvicër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat